PS e PD sy e vesh tek verdikti i Kolegjit Zgjedhor
03/06/2011 Shpallja e vendimit për Bashkinë e Tiranës, heshtje në selitë e partive politike
Përfaqësuesit socialistë dhe ata demokratë kanë rezervuar deklaratat për ditën e sotme
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste një ditë përpara marrjes së vendimit nga Kolegji Zgjedhor për mandatin e Tiranës preferuan të zgjedhin heshtjen e deklaratave politike. Kështu gjatë ditës së djeshme, në asnjë nga selitë respektive nuk pati dalje publike, duke i kursyer ato pas vendimit të sotëm, i cili pritet t’i japë fund odisesë së procesit zgjedhor për kryetarin e ardhshëm të bashkisë kryesore në vend. Në qëndrimet e përditshme të përfaqësuesve demokratë e socialistë është vënë re një pritshmëri e tillë që ky vendim do të jetë në favor të tyre. Pra, sipas ndasive, secila palë pretendon fitoren, pas shpalljes së vendimit të sotëm. Megjithatë, mbetet verdikti i Kolegjit Zgjedhor, ai i cili të sqarojë këtë tymnajë të ngritur nga palët politike. Ndërkohë që në thelb çështja që do të trajtojë dhe do të vendosë ky institucion ka të bëjë pikërisht me ankesën e Partisë Socialiste për ta shpallur të pavlefshëm vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili shpalli fitues kandidatin e mazhorancës, Lulëzim Basha, pas numërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Sipas PS-së, KQZ me ndërhyrjen e pabazuar në ligj ndryshoi rezultatin e Bashkisë së Tiranës, i cili shpallte fitues kandidatin Rama me 10 vota më shumë se kundërshtari i tij. Gjithashtu, edhe pse vetë kampi socialist i është drejtuar këtij institucioni për të vlerësuar vendimin e KQZ-së, nga ana tjetër ky kamp ka parapërgatitur alibinë për të kundërshtuar vendimin, në rast se ai nuk do të jetë në favor të PS-së. “Gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të ngrihen mbi çdo presion dhe mbi çdo interes tjetër që në këtë moment nuk mundet në asnjë mënyrë të prevalojë mbi interesin kombëtar, për t’i dhënë fund kësaj historie kaq të shëmtuar, duke u bazuar tek Kushtetuta, tek Kodi Zgjedhor, tek ligjet e këtij vendi dhe tek morali i demokracisë”, qe shprehur Rama, duke u bazuar pikërisht në procedurën e ndjekur nga KQZ-ja për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku fitues rezultoi kandidati demokrat Lulëzim Basha.
Lulëzim Basha
“A duhet të numërohet çdo votë apo jo? Unë besoj se po. Kandidati tjetër mendon se nuk duhet. Ndërsa unë mendoj se e drejta është në anën time, nuk jam unë ai që vendos për këtë, por janë në fakt institucionet kushtetuese bashkërisht të pranuara. Rivali im, nga ana tjetër, nuk dëshiron të pohojë se është kundër dëgjimit të zërit të çdo qytetari, kështu që në vend të këtij pohimi ka lançuar një fushatë për të përbaltur procesin, për të ushtruar presion dhe bërë kërcënime ndaj institucioneve kushtetuese.”