Kryeqyteti dhe zonat bregdetare probleme me ndotjen akustike
03/06/2011 Zhurmat, ekspertët e mjedisit iniciojnë kontrollet te lokalet
Pavarësisht masave të ndërmarra nga dikasteret mjedisore, ndotja akustike në vend, e veçanërisht ajo në kryeqytet e pranë vijës bregdetare, gjatë sezonit turistik mbetet në nivele shqetësuese. Vëzhgimet e kryera nga autoritetet mjedisore kanë treguar se situata nuk ka përmirësime të dukshme, dhe se kryeqyteti vijon të mbajë kreun e listës së më problematikëve. Po ashtu shqetësuese gjendja nga niveli i lartë i zhurmave bëhet edhe pranë zonave bregdetare gjatë sezonit turistik, ku kryesisht lokalet abuzojnë me muzikën e lartë në orët e vona të natës. Kundrejt kësaj situate, ekspertët e mjedisit tashmë kanë nisur serinë kontrolleve. Kështu, edhe për këtë vit pohohet të jenë caktuar oraret që duhet të respektojnë këto subjekte, e veçanërisht lokalet e natës. Tejkalimi i këtyre kushteve, si dhe mospasja e lejes së veçantë nga subjektet e caktuara do të shoqërohet jo vetëm me ndëshkime në formën e gjobës, por edhe me mbyllje të aktivitetit. “Ligjet kanë sanksionet e veta, që fillojnë që nga gjoba e deri te pezullimi i aktivitetit të individit”, ka deklaruar kreu i laboratorit të analizave në Agjencinë e Pyjeve dhe Mjedisit, Baki Dervishi. Niveli i lartë i zhurmave ndikon negativisht në shëndet, ku kategoritë më të rriskuara janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kardiakë dhe të moshuarit. Sipas Dervishit, vendi ynë klasifikohet ndër të parat vende për nivelin e lartë të ndotjes akustike. “Qyteti i Tiranës është qyteti më i ndotur sot për sot, sepse lëviz numri më i madh i makinave, infrastruktura jo e përshtatshme e rrugëve, njëkohësisht objekte të ndryshme, lokalet, e bëjnë zhurmën që të jetë prezent në këtë qytet”.
Frika nga kanceri i lëkurës
Mjekët: Pacientët të tregojnë kujdes ndaj rrezeve të dëmshme
Qëndrimi nën rrezet e forta diellore shndërrohet në një shkatërrues të lëkurës, duke arritur deri në format më të rënduara, siç është kanceri i lëkurës. Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë të dhënat mjekësore evidentojnë se mospërdorimi i kremrave mbrojtës gjatë ekspozimit në këto rreze diellore ka ndikuar në shtimin e rasteve të kancerit të lëkurës, i cili mbart pasoja të rënda shëndetësore. Më të rrezikuarit në këtë rast, sipas mjekëve, janë personat që kanë edhe shumë nishane e lëkurë problematike, të cilët para pushimeve detyrimisht duhet të vizitohen tek mjeku dermatolog. Sipas shefes së shërbimit të dermatologjisë në QSUT, Ermira Vasili, për të mos rrezikuar shëndetin pacienti duhet të heqë të gjitha nishanet që pas vizitës klasifikohen si të dëmshme e kanceroze. “Përveç syrit klinik të mjekut dermatolog, që tashmë i njohin nishanet që nuk janë të mira, ekzistojnë edhe aparatura, siç është dermatoskopia, që e vërteton akoma më tepër predispozicionin e këtyre nishaneve për t’u transformuar në nishane jo të mira”. Mjekja sqaron më tej se, ndonëse këto probleme shfaqen në mosha të pjekura, zanafilla e tyre ka lindur që gjatë fëmijërisë.“Nuk duhet që fëmijët të dalin në rrezatimin diellor pa u mbrojtur nga këta kremra mbrojtës. Mbrojtja gjatë moshës fëmijërore është e nevojshme për të parandaluar këto nishane në moshën adulte. Është djegia, akumulimi i rrezatimit diellor gjatë gjithë jetës, që i bën këto nishane të transformohen në moshën më të madhe”, ka përfunduar mjekja.