PS ekspozite ne Prishtine
Partia Socialiste ka hapur ekspozitën e saj në Prishtinë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. I pranishëm në këtë ekspozitë, kreut Rama apeloi për reflektim të politikës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Sipas tij, ky 100 vjetor nuk duhet shfrytëzuar në funksion të politikës së ditës dhe as për të kremtuar një madhështi, që sipas tij është madhështia e të tjerëve që ngritën flamurin dhe atyre që në emër të flamurit bënë vepra të mëdha për kombin tonë.
“Nuk mund të themi që është madhështia e atyre që kanë në dorë të festojnë 100-vjetorin. 100-vjetorin ne duhet ta shfrytëzojmë si një moment të reflektimit në funksion të një amaneti dhe si një moment kur na takon që për të mirën e shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, t’i bashkojmë forcat të krijojmë një hapësirë ku idetë qarkullojnë, dhe të biem në dakord për qëllime të përbashkëta, në mënyrë që 1912 të jetë pasqyra ku ne shohim të ardhmen tonë të përbashkët e jo thjeshtë dita të cilës ne i referohemi vetëm për të mbuluar për çfarë nuk i ofrojmë dot në të përditshmen shqiptarëve këndej dhe andej kufirit”, vlerësoi Rama.