U hodh nga ura e Bunës, gjendet pas 1 jave 40-vjeçari

Ura e vjeter e lumit Buna
SHKODER- Pas një jave kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i shtetasit, Adnand Tula,40 vjeç, i cili u vetëhodh nga ura e Bunës në Shkodër. Trupi i pajetë i tij është gjetur në fshatin Tenar, komuna Dajç nga banorët e zonës. Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë bërë edhe identifikimin e trupit të pajetë.
Rrjedha e lumit Buna dhe shikueshmëria e dobët ia vështirësuan shumë punën forcave RENEA gjatë operacionit të tyre për gjetjen e trupit të 40- vjeçarit.
Adnan Tula u vetëhodh nga Buna më 4 nëntor, dhe sipas dëshmitarëve ai ka lidhur duart fillimisht dhe më pas është hedhur në ujë nga parmaku i urës së vjetër të lumit Buna. Mendohet se prej disa kohësh 40-vjeçari vuante nga depresioni.