E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne grup riperserit ftesen per Ramen Voto ligjet e integrimit

Edhe në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë demokratike kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur ftesën drejtuar kryesocialisti Edi Rama për të votuar ligjet e integrimit, si një kërkesë e Komisionit Evropian në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në 3 dhjetor.
“Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast dhe t’i adresoj zotit Rama ftesën dhe thirrjen time: T’i votojmë këto ligje sepse asnjë shqiptar dhe asnjë mik i këtij vendi nuk mund të mirëkuptojë mosvotimin e tyre dhe bllokimin tyre në parlament përkundrazi mesazhi që përcjell ky bllokim është mesazhi më negativ për vendin”- u shpreh Berisha në nisje të mbledhjes së grupit PD.

Kryeministri theksoi se oferta që i ka bërë Ramës është dinjitoze, kushtetuese dhe ligjore, ndërsa kundërshtimi i tij është dëshmi e vullnetit për të mosvotuar ligjet.

“Unë ofertën për të vënë në mocion të gjithë këshilltarët e shumicë,s e bëra si një zgjidhje e rrugëdalje dinjitoze për zgjidhjen e problemit dhe kundërshtimi i tij është absolutisht dëshmi e mungesës së vullnetit të tij për të mosvotuar ligjet. I propozova Ramës që të kalojë në mocion të gjithë anëtarët e qarkut Fier të shumicës po të dojë dhe pakicës, duke u nisur nga praktika të iniciuara nga PS në bashkitë dhe komunat e Fierit dhe konkretisht më datë 21. 06. 2012 në Dremenas, në të cilën u votëbesua kryetari i këshillit u kërkua menjëherë të futet në rend dite votëbesimi i anëtarit të qarkut nga kjo komunë. Këshilltarët e mazhdorancës braktisën mbledhjen dhe cështja nuk u fut në rend dite”- informoi më tej shefi i qeverisë.

Shefi i qeverisë tha se mazhoranca nuk mund të shkelmojmë nene të ligjit të qeverisjes vendore dhe sipas tij kryetari socialist duhet të pranojë ofertën dhe të ngrihet mbi interesat e kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci, i cili është i dërguari i selisë rozë për qarkun e Fierit.

Sëfundi Kryeministiri Berisha u ndal edhe tek vendimet e Gjykatës së Lartë, e cila, tha ai, ka vendosur që derisa të përcaktohet aktet në themel, të gjitha vendimet e kryetarit aktual janë të vlefshme. Ai uroi që e enjtja ditë kur zhvillohet edhe seanca plenare në Kuvend të shëndërrohet në një ditë ku shqiptarët marrin mesazhin e rëndësishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›