Bonino: Palët të angazhohen për përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë
Ministri i Jashtëm Panariti takon Zv.presidenten e Senatit Italian, Emma Bonino
Kryediplomati shqiptar, Edmond Panariti, në një takim me Zv.presidenten eSenatit Italian, Emma Bonino, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Konferencës “Diversiteti në Evropë: një Forcë për të ardhmen”, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë. Znj. Bonino vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e pandërprerë të Italisë për Shqipërinë lidhur me proceset integruese drejt BE-së. Ajo evidentoi progresin që ka arritur Shqipëria në këtë drejtim, si dhe kërkoi që të gjitha palët të angazhohen për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ministri Panariri e falënderoi palën italiane për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të projektit TAP, duke theksuar rëndësinë që palët të vazhdojnë të punojnë për të bërë të mundur finalizimin e tij. Më tej, ai vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar që jeton në Itali, i cili përbën një urë të fortë lidhëse dhe të miqësisë midis dy vendeve. Ministri, gjithashtu, e falënderoi palën italiane për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.
...