E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fiton rreth 100 mije vota me shume se PD

Socialistet kane mundur qe te marrin shumicen e bashkive dhe te komunave
Partia Socialiste ka marre shumicen e votave te shqiptareve duke pasur nje diference teper te madhe krahasuar me partine Demokratike. Ne perfundim te procesit te plote te numerimit te fleteve te votimit per keshillat ne rang vendi socialistet kane marre 425678 vota kundrejt 326290 qe kane mundur te marrin demokratet duke u shkeputur me 99388 vota.


Votat e selise roze jane perkthyer edhe ne numrin e madh te bashkive dhe te komunave qe kane fituar te cilat tashme do te drejtohen nga kryetaret e majte. LSI ka dale forca e trete duke marre 116023 ndersa me pas vijne republikanet me rreth 4 mije vota me pak. Surpriza e vertete e ketyre zgjedhjeve eshte Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet e cila eshte renditur e pesta ne rang vendi duke marre 62999 vota cka i ka dhene asaj edhe nje numer te konsiderueshem keshilltaresh ne bashki dhe komuna nderkohe qe nje pjese do te drejtohen prej tyre. Forca politike qe ka marre me pak vota eshte Partia e Unitetit Kombetar me vetem 4420 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›