Perse Basha i dha me pak vota PD se Olldashi
Nje veshtrim per votat e PD-se dhe elektoratit Meta-Idrizi and co
Lulezim Basha eshte kandidati qe i ka dhene me pak vota Partise Demokratike se kandidati i meparshem per Bashkine e Tiranes Sokol Olldashi. Lulezim Basha ka marre nen siglen e PD 72.578 qytetare pro PD ndersa per Sokol Olldashin dhe PD kane votuar ne vitin 2007 76.184 vete. Nderkohe kandidati Lulezim Basha ka arritur nje shifer rekord prej 124 mije votash per kandidaturen e tij duke bere te qarta dyshimet jo vetem per trupen e importuar te votuesve por dhe per gjithe manipulimet sistematike gjate fushates me te pandershme qe eshte zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi.
Duke perdorur kriteret e Berishes se ka rendesi vota politike na lind e drejta te themi se Lulezim Basha ka ulur reputacionin politik te Partise Demokratike pasi ai nuk e ka rritur numrin e votuesve per ate parti. Votat per kandidatin Lulezim Basha duket se jane vota te koalicionit dhe vota te blera apo te importuara ne Tirane vetem per emrin e Lulezim Bashes.
Ky fakt tregon pikesepari se shqiptaret i kane dhene nje leksion te qarte Partise Demokratike ne pushtet duke mos votuar siglen e saj. Ne rang kombetar Partia Demokratike ka rreth 14 per qind vota me pak se Partia Socialiste ndersa ne Tirane Lulezim Basha duket se nuk ka mundur te rrise reputacionin e saj por e ka demtuar ate. Arsyet perse Partia Demokratike ka marre nje rezultat kaq te dobet ne Tirane dhe ne rrethe ka te beje pikesepari me qeverisjen e saj te keqe dhe me kthimin e saj ne nje kupole mbrojtese per aferat korruptive te familjes Berisha dhe ngjarjeve kriminale me sfond politik sic eshte 21 Janari.
E reja e ketyre rezultateve jane ato qe mund te quhen vota tribale dhe qe kane te bejne me vota te blera nga kandidate te partive te vogla nga kategori sociale jo urbane sic jane romet apo njerez ne nevoje si dhe vota farefisi apo lidhje tribale qe perdoren shpesh me sukses ne zgjedhjet vendore. Koalicioni i Partise Demokratike me kete kategori votuesish ka ngelur tani shpresa e vetme e Berishes per te qeverisur Shqiperine.
Partia e tij eshte qartesisht partia e dyte ne vend me nje distance te madhe prej 14 per qind nga partia e pare dhe kjo do te mjaftonte ne cdo vend te botes qe ajo parti te largohej nga qeverisja.
Me Partine Demokratike po ndodh pak a shume ajo qe ndodhi me liderin e saj. Rekomandimet e eksperteve te zgjedhjeve se ai duhet te largohej nga Tirana dhe te mos i shfaqej portreti askund ka bere qe PD te marre me pak vota se pritej ne Tirane dhe Lulezim Basha te votohej nga trupa e tij votuese shetitese qe eshte importuar nga qytete te tjera dhe eshte shtuar po ashtu me vota administrate vota tribale dhe vota te marra nen presion.
Zhdukja dhe rrenimi i sigles se Partise Demokratike po forcon pak nga pak fenomenin e shkrirjes se kesaj partie me fraksione shumengjyreshe te skenes politike shqiptare me grupe presioni negative me parti te rrezikuara nga gjyqesori sic eshte LSI apo parti qe ngjallen e vdesin si pilivesa per nje pale zgjedhje. E verteta e hidhur e ketyre zgjedhjeve eshte se Partia Demokratike ka marre nje rezultat fyes dhe se ne Tirane kjo parti eshte sakrifikuar nga emri i Lulezim Bashes.
Rezultati i Partise Demokratike ne Tirane tregon qartazi se Lulezim Basha nuk perfaqeson nje lider te pranuar ne Partine Demokratike por nje kandidat te imponuar per te qeverisur Tiranen nga nje koalicion degradues qe drejtohet nga ish kryeministra dhe kryedoganiere socialiste dhe nje plak i rrenuar politikisht si Sali Berisha. Ky koalicion duket qarte se nuk ka qene i interesuar per Partine Demokratike por per Lulezim Bashen te cilin nje shenje e Zotit e mbajti larg kurorezimit si kryetar bashkie duke e ndeshkuar ate per te gjithe gjerat fallco qe ka ne jete qe nga dita e pare e karrieres ne politike deri tek krimi politik i 21 Janarit ku la dhjete femije jetime.
Nga ana tjeter zvogelimi i Partise Demokratike dhe rritja e elektoratit tribal Meta- Idrizi and co e fut ne rruge pa kthim zvogelimin e metejshem te Partise Demokratike ne te ardhmen si nje parti qe eshte peng i ketyre votave negative ne shoqerine shqiptare. Ne kete vend do te kete gjithmone punonjes administrate te frikesuar te cileve Ilir Meta do tu kerkoje nga dhjete vota te fotografuar me celular per familje do te kete qytetare te komunitetit cam qe i japin besen njeri- tjetrit te bejne ndonje lek me patenta dhe polici ndertimi do te kete gjithmone komunitet rom qe per 50 euro per familje rri ne radhe te votoje atje ku ti thone do te kete gjithmone njerez qe votojne farefisin e tyre kur dikush eshte kandidat komunal etj. Keto vota te cilat me lart i perkufizova si elektorati tribal i Shqiperise jane ne te vertete shpresa e vetme dhe paterica e vetme qe mban ne pushtet Sali Berishen.
Ai dhe kandidatet e tij sidomos kryekandidati Lulezim Basha jo vetem qe nuk po e rrisin ate parti por po e zvogelojne dhe rrudhin edhe me keq ne harten elektorale te Shqiperise. Lulezim Basha ka arritur nje rekord historik duke marre 72 mije vota si kandidat i PD-se dhe 52 mije vota si kandidat i koalicionit tribal Meta-Idrizi and co. Ky nuk mund te jete me drejtues i PD. Ne asnje rast dhe nje asnje shembull tjeter ne historine elektorale te Shqiperise nuk ka ndodhur qe nje kandidat i nje partie te madhe sic eshte kandidati i PD apo PS te marre 55 per qind te votave nga partia e tij dhe 45 per qind te votave nga te tjeret.
Kjo tregon se ai realisht eshte kandidati me pak i mbeshtetur nga PD ne historine e kesaj partie dhe rrenuesi me i madh i imazhit te asaj partie ne gjithe garat elektorale ne Shqiperi. Nen emrin e tij PD eshte votuar me pak se kurre dhe kjo tregon se dita- dites ky kollovar politik i ofruar nga familja Berisha ne PD shikohet me shume si aleat i elektoratit tribal dhe votave te blera se sa si perfaqesues i Partise Demokratike.