PS fiton shumicën edhe në këshillat bashkiakë në Kamzë, Vorë dhe Elbasan

Socialistët duket se nuk kanë fituar vetëm në nivel kryetarësh të bashkive, por ato kanë marrë një shumicë të kosniderueshme mandatesh edhe në këshillat bashkiakë, në të tri bashkitë në të cilat u zhvilluar votimi elektronik Kamzë, Vorë dhe Elbasan.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së, PS ka fituar në Këshillin Bashkiak në Kamzë 20 mandate, ose 43.78 %, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 11 mandate, ose 24.25 %, PD 3 mandate, ose 7.52 %, PSD 2 mandate dhe PAA, PR, ALD dhe FRD me nga 1 mandat.
Ndërsa në Vorë, PS ka marrë 13 mandate në këshillin bashkiak, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 4 mandate, PR dhe FRD me nga 1 mandat.
PS kryeson ndjeshëm edhe në Elbasan ku ka marrë 28 mandate në këshillin bashkiak, ose 48.81%, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 13 mandate ose 24% të votave, PD 7 mandate, ose 13% të votave, ndërsa 3 subjekte të tjera politike PSD, PDIU dhe Partia e Gjelbër, me nga 1 mandat.
/rtsh.al/