PS fiton Kamzën, Veliaj: Pas 30 vitesh e fituam me krenari këtë bashki! Suli: Shqiptarët i dhanë mesazh “non gratës”

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Erion Veliaj ka uruar Rakip Sulin për fitoren e bashkisë Kamëz, ndërsa tha se PS e fitoi këtë bashki pas 30 vitesh me meritë. Kamza ka qenë historikisht një bastion i djathtë.
“E kam zemrën plot krenari dhe mirënjohjeje për skundrën tonë që pas 30 e ca vitesh e fitoi me meritë Kamzën që ta çojë përpara. Ju falënderojmë nga zemra”, tha Veliaj.
Ndërsa Rakip Suli tha se qytetarët i dhënë një mesazh non gratës, se ra vetë në gropën që hapi në Kamëz.
“Zoti i bekoftë qytetarët e Kamzës, nder dhe privilegj që mu dha mundësia për të kandiduar. Sot qytetarët e Kamzës i dhanë një mesazh të gjithë shqiptarëve që nuk janë pronë e askujt por në shërbim të familjes së tyre. I dhanë një mesazh non gratës që në 30 vite ai hapi vetëm një gropë të madhe në Kamëz dhe sot ra vetë”, tha Suli.
/rtsh.al/