PS ftese per dialog per procesin e zgjedhjes se Presidentit

Kryetari socialist Edi Rama i dergoi sot nje leter kryeministrit Sali Berisha dhe drejtuesve te partive te tjera parlamentare ne te cilen ai i ftonte te takoheshin per te nisur nje dialog konstruktiv per procesin e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.
Ne letren e tij zoti Rama thekson se procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes eshte shume me shume se sa nje procedure parlamentare e radhes. Sipas tij edhe ne kontekstin e perpjekjeve te Shqiperise qe synon te marre pas tre vitesh statusin e vendit kandidat ne Bashkimin europian kjo zgjedhje kerkon nje vleresim dhe vemendje te vecante duke e konsideruar si nje provim shume i rendesishem per Shqiperine qe perkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Zoti Rama thekson me tej se po kaq e rendesishme eshte edhe per qytetaret shqiptare qe ne fund te nje procesi te mundshem gjithperfshires mes gjithe paleve parlamentare per zgjedhjen e kreut te shtetit te kene nje President garant te Kushtetutes dhe te institucioneve e jo nje noter partiak te nje pale te vetme.
Nga ana e tij kryeministri Berisha ndonese eshte shprehur per nje kandidature nga drejtuesit e partise demokratike nuk ka shmangur mundesine e konsultimeve edhe me opoziten. Procesi per zgjedhjen e presidnetit pritet te nis ne fund te muajit te ardhshem. Kushtetuta parashikon ne tre raundet e para nje votim me tre te pestat dhe ne dy raundet e fundit me shumice te thjeshte.