E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google Translate, e përdorin 200 milionë njerëz në muaj

SHBA - Këto shifra edhe mund të duken befasuese, mirëpo Google po vazhdon të shtojë gjuhë të reja në shërbimin e saj të përkthimit, i cili tashmë është rritur shumë.

Së shpejti, Google Translate do të shënojë 6 vjetorin e nisjes së këtij shërbimi, i cili bën përkthime automatike nga gjuhë të ndryshme të botës.

Mirëpo, kësaj ngjarjeje duhet t’i shtohet edhe fakti se Google Translate tashmë po përdoret nga më shumë se 200 milionë përdorues në muaj, 92 për qind e të cilëve vijnë jashtë SHBA-ve.

Me këtë ritëm të shpejtë të rritjes dhe zhvillimit të shërbimit në përgjithësi, nuk do të jetë e befasishme nëse shumë shpejt dëgjojmë se numri i përdoruesve ka shkuar në 300 milionë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›