E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE program per te drejtat njerezore ne burgjet shqiptare

OSBE nisi sot nje program bashkepunimi me universitetet dhe burgjet shqiptare per respektimin e te drejtave njerezore. Drejtuesi i OSBE-se per Shqiperine ambasadori Eugen Volfart thote se kjo eshte nje nga kerkesat kryesore te BE-se e cila mund te plotesohet vetem nga punonjes profesioniste. OSBE u beri sot thirrje autoriteteve shqiptare qe te garantojne te drejtat e njeriut ne gjykata e burgje sipas standarteve te kerkuara nga Bashkimi Europian ku synojne qe te antaresohen. Drejtuesi i zyres se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Volfarth thote se reforma ne fushen e drejtesise synon parandalimin e krimeve ashtu edhe ri-integrimin e te denuarve ne shoqeri gje qe mund te arrihet vetem me sherbime profesionale nga institucionet perkatese me te denuarit edhe me viktimat e krimit. Ambasadori Volfarth i beri keto komente ne nje takim me drejtues te Universitetit te Tiranes dhe te ministrise se arsimit midis te cileve u nenshkrua nje program bashkepunimi ne kete fushe. Programi synon te permiresoje sistemin e sherbimit te proves dhe ate penitenciar ne perputhje me Rekomandimet e Komisionit Evropian per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Ky program u pergjigjet plotesisht prioriteteve te percaktuara nga Qeveria ne driten e procesit te pranimit ne BE. Po ashtu ai mbeshtet edhe ministrine e drejtesise per te shkolluar sic duhet profesionistet qe punojne me autoret e veprave penale ne sistemin e drejtesise penale - tha ai ne ceremoni. Sistemi shqiptar i drejtesise dhe i burgjeve eshte kritikuar shpesh nga vezhgues  shqiptare dhe nderkombetare per mosrespektim te te drejtave te njeriut. Kushtet e jetetses ne mjediset e paraburgimit te shume stacioneve policore jane teper te renda po ashtu edhe ne reparte riedukimi te te denuarve nga drejtesia. Avokate sociologe mjeke dhe familjare kritikojne sistemin e drejtesise se ne keto mjedise shpesh ushtrohet dhune fizike e psikologjike dhe te ndaluarve nga policia nuk u garantohen as te drejtat njerezore minimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›