PS fund bashkepunimit me mazhorancen 2 muaj pas marreveshjes
Opozita e zyrtarizoi me votë prishjen e marrëveshjes së 14 nëntorit, ndërsa votoi kundër kalendarit në të cilin parashikoheshin edhe miratimi i ligjeve me 3/5-at. Kështu në nisje të sesionit të parë parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, socialistët konkretizuan atë që kishin nisur që në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, ku refuzuan paraprakisht që ligjet me 3/5 të përshiheshin në kalendarin 3 javor. Në 14 nëntor opozita dhe mazhoranca arritën një marrëveshje që ndër të tjera, ligje me 3/5, të rëndësishme për integrimin e vendit, të përfshiheshin në çdo kalendar 3 javor të punimeve të kuvendit, ndërsa vlen të kujtohet se afati i fundit kur këto ligje duhet të miratohen është fundi i muajit mars. Që në fjalën e parë të saj, në nisje të seancës së parë plenare për vitin 2012, kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi bashkëpunimin e opozitës në Kuvend për të mirën e integrimit të vendit
Por nga ana tjetër socialistët përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, megjithëse garantuan se do ta jepnin votën për integrimin e vendit, nuk kanë qenë kaq konseguent vetëm 30 minuta më pas, kur votuan kundër kalendarit 3 javor, ku ishin të parashikuar për t’u votuar edhe ligje me 3/5. Duket se konsensusi i opozitës për integrimin e vendit kalon nga zgjedhja e presidentit.
Në kundërpërgjigje të këtij pretendimi, kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi ftoi opozitën të japë konsesusin e saj për ligjet me shumicë të cilësuar dhe deklaroi se mazhoranca ka një përgjegjësi të madhe në këtë 100 vjetor, për të prodhuar një president të mirë për vendin përmes procedurave kushtetuese