Ban Ki Moon Situata ne Siri e papranueshme
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, e ka quajtur” të papranushme” situatën e krijuar në Siri dhe i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të veprojë në mënyrë më koherente dhe serioze për të ndaluar dhunën. “ Situata ka arritur në një pikë kulmore të papranueshme. Shpresoj që Këshilli i Sigurimit ta trajtojë këtë krizë në mënyrë koherente dhe serioze “ ka thënë Ban Ki Moon në një konferencë për shtyp në Abu Dhabi, ku ndodhej në një samit për energjinë