E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri rus Putin kerkon dialog para zgjedhjeve presidenciale

Kryeminsitri rus, njëherësh kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje përfaqësuesve opozitarë për dialog për të ardhmen, me qëllim realizimin e prioriteteve dhe perspektivave të Rusisë. Putin vlerësoi se opozita është tejet e fokusuar në personalitete, ndërkaq nuk i kushton mjaft vëmendje ideve politike dhe asaj që duhet të bëhet pas zgjedhjeve.
"Jam i shqetësuar sepse nuk kemi debat për atë se çka duhet të bëhet jashtë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Sipas mendimit tim, ajo nuk është në interes të vendit dhe zhvillimit cilësor të shoqërisë sonë, nuk është në nivel të arsimit dhe përgjegjësisë së vet", thekson Putin në faqen e tij zyrtare të internetit. Putin konsideron se qytetarët e Rusisë duhet të kenë mundësi për të biseduar "jo vetëm për përparësistë dhe mangësitë e politikanëve, që vetëvetiu nuk është keq, por edhe për programet që figura të caktuara politike kanë ndërmend t'i zbatojnë. Na nevojitet dialog i hapur, për zgjedhjen afatgjatë të zhvillimit dhe perspektivave. Sfidat dhe detyrat duhet të jenë në qendër të atyre programeve". Kryeministri po përballet me zemërimin e mijëra rusëve të cilët e akuzojnë për mashtrim pas zgjedhjeve parlamentare. Si pasojë e rezultatit të kontestuar u zhvilluan dhe dy protesta massive. Sondazhet tregojnë një popullaritet gjithnjë e në rënie të Vladimir Putin, ndërsa ky i fundit duket se nuk do të ndalet dhe do të kandidojë për postin e Presidentit të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›