PS, gati listen e deputeteve, nuk ndryshojne te deleguarit Qamil Xhani
Kryesia e Partise Socialiste ka miratuar strategjine elektorale per zgjedhjet e vitit 2013. Ne nje mbledhje te zhvilluar paraditen e djeshme, per rreth nje ore 30 minuta, anetaret e Kryesise se PS-se kane diskutuar mbi menyren sesi do te ndertohet fushata e opozites. Po dje Kryesia ka vendosur te mos ndryshoje anetaret Kryesise dhe deputetet, qe ka deleguar ne 12 qarqet qe nga muaji janar. Anetaret e Kryesise dhe deputetet do te vazhdojne te punojne ne qarqet qe u jane caktuar nga Kryesia dhe jo ne zonat ku ata jane votuar ne zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse nje pjese e tyre nuk e ka pranuar kete vendim. Mos ndryshimi i delegimit ne qarqe te anetareve te Kryesise dhe deputeteve parashikon, qe te njejtet emra mund te mbeten ne listat e kandidateve per zgjedhjet parlamentare.
Delegimi ne qarqe
Kryesia e PS-se ja vendosur dje qe te mos ndryshoje qarqet ne te cilat jane deleguar prej thuajse nje vit anetaret e saj. Vendimi qe ka sjelle debate qe prej muajit janar, per largimin nga Berati te Erjon Braces dhe nga Vlora te Arben Malajt, pritet te sjelle debate edhe mes deputeteve te tjere per shkak te afrimit te zgjedhjeve. Prej nje vitit te deleguarit punojne ne zona te tjera nga ato ku jane zgjedhur dhe mos ndryshimi i tyre rrit mundesine, qe ata te jene edhe kandidate per deputete ne keto zone. Deputeti Erjon Brace, ka kundershtuar publikisht largimin nga Qarku i Beratit, duke u shprehur se kontributi i tij politik lidhet me kete qark dhe nuk mund te punojne ne qarkun e Korces. Edhe pse ne menyre jo publike, rezerva kane shprehur dhe anetaret e tjere te Kryesise se PS-se, te cilet e kane cilesuar si jo efektiv vendimin e strukturave drejtuese te selise roze. Keto ndryshime pritet te sjellin debate ne ditet ne vijim edhe per faktin se ne baze te delegimit mund te behet she renditja e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e vitit 2013.
Strategjia e zgjedhjeve
Objektivi kryesor i strategjise se opozites eshte shmangia e manipulimit te votave. Per kete qellim eshte ngritur dhe nje grup pune, qe do te drejtohet nga anetaret e Kryesise. Ne krye te ketij grupi do te jete Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruci, Sekretari Organizativ Blendi Klosi, Sekretari per Pushtetin Vendor Bashkim Fino dhe Sekretari Ligjor Fatmir Xhafaj. Burime nga Kryesia thane dje per gazeten, se monitorimi i zgjedhjeve eshte ndare ne disa faza. E para lidhet me hartimin e listave te zgjedhesve dhe pergatitjen e procesit zgjedhor nga pushteti vendor dhe institucionet shteterore. Anetaret e Kryesise se PS-se do te ndjekin nga afer procesin dhe do te jene ne komunikim te vazhdueshem me bazen e PS-se. Qellimi eshte evidentimi i te gjitha parregullsive ne listat e zgjedhesve dhe levizjet qe mund te behen nga ana e zyrave te gjendjes civile ne vend. Burime shtojne se grupet e punes ne gjithe vendin kane per detyre evidentimin e te gjitha rasteve te manipulimit si dhe do te kerkojne shmangien e tyre. Nderkohe qe faza tjeter e planti te opozites eshte mbrojtja e votes deri ne procesin e numerimit. Strategjia e PS-se eshte mbajtur sekrete per mediat, duke mos nxjerre shume detaje per organizimin e strukturave per kete ceshtje. Mesohet se kreu i PS-se ka kerkuar nga anetaret e Kryesise qe te jene ne komunikim te vazhdueshem te strukturat e degeve ne rrethe. Ndersa motoja e kesaj strategjie per ruajtjen e votes eshte "Nje qytetar - nje vote". Me kete projekt, PS-ja synon qe te evidentoje cdo qytetaret me te drejte vote dhe te shmang mundesine e manipulimit te zgjedhjeve.
Ndarja e anetareve te Kryesise se PS sipas qarqeve
Tirane: Arta Dade, Sajmir Tahiri
Elbasan: Ben Blushi, Damian Gjiknuri
Korce: Erjon Brace, Ilir Beqja
Shkoder: Mimi Kodheli, Ditmir Bushati
Gjirokaster: Arben Isaraj, Arben Ahmetaj
Vlore: Valentina Leskaj, Fatmir Xhafaj
Fier: Bashkim Fino, Armando Subashi
Diber: Pandeli Majko, Shkelqim Cani
Kukes: Arben Malaj, Besnik Bare
Lezhe: Lindita Nikolli
Berat: Namik Dokle
Durres: Vangjush Dako, Eglantina Gjermeni