E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, EULEX pergjon drejtuesit e shtetit ne Kosove

Qeveria e Kosoves i kerkoi EULEX-it te ndricoje situaten e krijuar pas publikimit te disa bisedave telefonike qe pretendohet se jane bere ndermjet zyrtareve te larte institucional

Ne Kosove, qeveria reagoi ashper ndaj, sic ka thene ajo, publikimit te disa bisedave telefonike te cilat pretendohet se jane bere ndermjet zyrtareve te larte institucional. Qeveria thote se ato jane te falsifikuara dhe joligjore. Reagimi i saj ka te beje me disa regjistrime te publikuara te enjten ne Youtube, te disa bisedave telefonike te pergjuara qe pretendohet te jene zhvilluar ndermjet shefit te grupit parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves, Adem Grabovcit dhe kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, ministres per integrime evropiane, Vlora Citaku dhe kryetarit te komunes se Skenderajt, Sami Lushtaku.

Bisedat perfshijne ceshtje te ndryshme te veprimtarise qeveritare e partiake, ndersa vene theksin tek kryetari i Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi dhe perplasjet qe kane ndodhur ndermjet tij dhe drejtuesve te Partise Demokratike te Kosoves.

Ne nje komunikate per opinion, qeveria e Kosoves tha se denon ashper publikimin e pergjimeve te falsifikuara dhe joligjore te bisedave telefonike, te cilat gjoja jane bere ndermjet zyrtareve te larte institucional. Po ashtu qeveria kerkon ndricimin e ketij akti, qe ajo e quan skandaloz dhe kunderligjor. "Publikimi i pergjimeve te tilla te fabrikuara me qellim te shantazhimit te personaliteteve institucionale dhe jetes se tyre private eshte veper e kunder- ligjshme dhe e denueshme. Per me teper, veprimet e kesaj natyre jane perpjekje e drejtperdrejte e mekanizmave te caktuar vendor dhe disa nderkombetareve per te shantazhuar dhe sabotuar bartesit institucional dhe funksionimin normal te institucioneve tona shteterore", - thuhet ne qendrimin zyrtar te Qeverise se Kosoves.

Reagimi: Publikimi i pergjimeve ne mirebesim, shkelje serioze

Zyrtare te EULEX-it pa pranuar te mohojne apo pohojne prerazi vertetesine e bisedave, thane se "materialet e bisedave u bene publike pasi i ishin dorezuar Gjykates dhe Keshillit te Mbrojtjes ne nje proces gjyqesor". Ata thane se publikimi i materialeve ne mirebesim eshte ceshtje serioze dhe paraqet shkelje serioze. Por, zyrtaret nuk pranuan te flasin se ne lidhje me cfare hetimesh mund te jene bere regjistrimet. Nje prej proceseve me te bujshme qe zhvillohen aktualisht ne Kosove eshte ai rreth ish ministrit te Transporteve dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, njeheresh nenkryetar i Partise Demokratike te Kosoves. Ndaj z. Limaj, qe aktualisht ndodhet ne paraburgim lidhur me akuzat per krime lufte, nje jave me heret eshte ngritur nje akuze per korrupsion lidhur me periudhen kur ai drejtonte ministrine e transporteve. Njeri nga personat e perfshire ne pergjimet e publikuara ne internet, eshte Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike dhe ish zevendes minister ne ministrine e Transporteve kur ajo drejtohej nga Limaj. Zyrtare te EULEX-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›