E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi ben thirrje: Te kerkohet ndjese publike

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, pas nje takimi te Kryesise se institucionit ligjvenes, ka deklaruar para mediave se pavaresisht asaj se cka eshte thene per te ne incizimet audio telefonike, ai ndihet mire. "Une e ndjej veten shume mire. Mendoj qe eshte koha, qe aktoret te cilet degjohen duke biseduar ose duke raportuar edhe jashte jetes institucionale, t'i thone mendimet e veta. Te pakten, ndoshta eshte krejt njerezore qe te behet nje kerkim falje publike pasi qe publiku eshte shqetesuar. Une, pastaj do ta jap edhe mendimin tim". Rasti ne fjale ka te beje me disa incizime te leshuara ne YouTube, e ne te cilat thuhet se jane biseda telefonike te pergjuara ndermjet shefit te grupit parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves, Adem Grabovcit dhe kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, ministres per integrime evropiane, Vlora Citaku, ish shefit te Sherbimit Informativ te Kosoves, Kadri Veseli dhe kryetarit te komunes se Skenderajt, Sami Lushtaku.

Bisedat e publikuara kane ne thumb mes tjerash kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqin, por edhe raportet e brendshme ne Partine Demokratike te Kosoves. Pas takimit te sotem te kryesise se Kuvendit, zoti Krasniqi ka deklaruar po ashtu se ai personalisht nuk ndihet i ofenduar, por i fyer eshte institucioni qe ai udheheq. "Nese eshte ofenduar dikush, eshte ofenduar kryetari i Kuvendit te Kosoves", ka thene Krasniqi. Sakaq, k?Ka reaguar edhe ministrja Citaku, e cila nepermjet profilit te saj ne rrjetin social Facebook, veprimin e ka quajtur shantazh.

Sakaq, Misioni evropian per sundimin e ligjit, EULEX, ka konfirmuar dje per radion Evropa e Lire se bisedat e incizuara telefonike ndermjet zyrtareve te larte te institucioneve te Kosoves "nuk jane te montuara". Me ane te nje deklarate me shkrim, EULEX e ka cilesuar publikimin e bisedave si "ceshtje serioze dhe shkelje te rende te procedurave gjyqesore". "Rrjedhja e materialit konfidencial eshte nje ceshtje serioze dhe nje shkelje e rende e besimit qe lidhet me procedurat e nje rasti gjyqesor qe eshte ne vazhdim e siper. Sic kerkohet proceduralisht, materiali lidhur me keto procedime ishte dorezuar nga prokuroret e EULEX-it tek mbrojtja si dhe ne gjykate. Materiali me pastaj eshte shfaqur ne publik. Sa i perket prokuroreve te EULEX-it, ata kane vepruar ne menyre te ligjshme, korrekte, dhe ne baze te ligjit. Eshte per te ardhur keq qe disa pale kane leshuar per publikim kete material", thuhet ne deklaraten e EULEX-it.

Autoret e kesaj shkeljeje megjithate nuk dihen. Prokuroret vendore gjithashtu nuk jane deklaruar ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›