PS humbet dhe Keshillin e Qarkut, 3 te majte votojne kandidatin e LSI-se
Berat- Te majtet humbin edhe shumicen ne Qarkun e Beratit, nderkohe qe garen per kryetar te ketij Keshilli e ka fituar kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim, i mbeshtetur nga "Aleanca per Qytetarin". Petrit Sina eshte zgjedhur Kryetari i ri i Keshillit te Qarkut, duke marre 3 vota te keshilltareve te majte, qe ka qene nje surprize e mbledhjes, pasi dihej se shumicen ne kete keshill e ka Partia Socialiste dhe koalicioni i saj me 27 vota. Mirepo, tri prej keshilltareve jane bindur se Sina ishte me i pershtatshem se Pelivan Shatri, rivali i tij ne detyre. Mendohet se shkak i kalimit te votave mund te jete bere pakenaqesia e disa keshilltareve per kandidaturen e Shatrit. Ne mbledhje merrnin pjese edhe shume deputete, madje dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta dhe Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, njekohesisht deputet ne kete qark. Por menjehere pas kesaj disfate, deputetet e majte, Ermonela Felaj, Erjon Brace, Fidel Ylli e Marko Bello, kane braktisur sallen me gjithe keshilltaret, duke bllokuar votimin e metejshem dhe zgjedhjen e strukturave. Ministri Pollo denoi dje me nje deklarate aktin e te majteve, duke u bere thirrje deputeteve, qe ashtu sikurse vepruan ne Parlament, te vijonin edhe jeten ne organet vendore, duke mos i bojkotuar zgjedhjet e strukturave. Me pare e majta kishte humbur edhe Keshillin e Bashkise ne qytetin e Fierit.
A. Q.
Keshilli
Keshilli i Qarkut Berat ka 51 keshilltare, ku shumicen e ka e majta. Shatri, pas humbjes, i ka dhene doren rivalit te tij Sina, i cili ne fjalen e mbajtur tha: "do te mbeshtes te gjitha projektet nga kryetaret e njesive vendore dhe do te kete mbeshtetjen e qeverise me fonde per te sistemuar godinat e shkollave dhe rrugeve".