Haxhinasto fton Hillari klinton, të vizitojë Shqipërinë
TIRANE-Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, është takuar në Nju Jork me Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton. Takimi u krye gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që po mbahet në SHBA.
Gjatë takimit të shkurtër që pati me zonjën Klinton, ministri Haxhinasto i përsëriti Sekretares amerikane të Shtetit ftesën për të vizituar Shqipërinë. Ajo u shpreh se do ta vizitojë Shqipërinë në mundësinë më të parë.
Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndërkohë do të vazhdojë takimet e nivelit të lartë në Nju Jork, ndërsa do të kryesojë Takimin e Kartës së Adriatikut, me përfaqësues nga vendet e rajonit dhe SHBA.
(d.b/BalkanWeb)