Skandali Pango, shkruan shtypi i huaj

Skandali seksual në Ministrinë e Kulturës ku Ministri Ylli Pango filmohet në banesën e tij duke negociuar një vend të lirë pune, kundrejt shpërblimit në shtrat. Ka qenë një investigim i emisionit Fix Fare, në Top Channel ka pushtuar mediat e huaja. "The associated press" shkruan për këtë skandal se shkarkimi i Pangos ishte i menjëhershëm nga Kryeministri dhe akti i tij i papranueshëm. Ndërsa "Herald Tribune" shkruan shkarkohet ministri i kulturës për abuzime seksuale me detyrën. "Corriere della Sera' e nis artikullin për këtë çëshje kështu ngacmimet seksuale shkarkohet ministri i kulturës.Sipas kësaj gazete shkarkimi i tij ishte i menjëhershëm pas një video të transmetuar nga një televizion ku ai negocion me një vajzë në këmbim të një vend pune.