PS informon ambasadoret, Gjiknuri: Duam perseritje te zgjedhjeve Qamil Xhani
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor per Tirane dhe situata politike ne vend ka qene tema e takimit te zhvilluar dje mes ambasadoreve te vendeve te Bashkimit Europian dhe kreut te Partise Socialiste, Edi Rama. Per 1 ore 30 minuta, diplomatet jane njohur me pretendimet e Partise Socialiste ne lidhje me procesin zgjedhor. Te pranishem ne takimin me kreun e PS-se kane qene ambasadori i BE-se Ettore Sequi, ambasadorja e Gjermanise Carola Muller Holtkemper, ambasadorja e Frances, Maryse Daviet, ambasadori i Italise, Saba D’Elia, ai i Greqise Nikolaos Pazios, ambasadorja polake Irena Tatarzynska, ai danez Ankjaer Jensen, si dhe zevendesambasadorja e SHBA-ve Deborah Jones dhe zevendeskryetari i Prezences se OSBE-se ne Tirane, Dan Redford. Ne perfundim te takimit ambasadoret nuk kane dhene komente ne lidhje biseden e zhvilluar me kreun e PS. Vetem ambasadori i BE-se ne Shqiperi, Etore Sequi ne nje prononcim te shkurter u shpreh se “ne kete takim kemi degjuar argumentet e Partise Socialiste”. Pas perfundimit te takimit, deputeti i Partise Socialiste, Damian Gjiknuri tha per mediat se diplomatet jane njohur me procesin zgjedhor dhe ato qe ai i cilesoi si manipulim te zgjedhjeve ne Tirane. “Qellimi i takimit ishte per te bere nje demonstrim perpara trupit diplomatik, per te gjitha shkeljet qe kemi verejtur gjate zgjedhjeve”, tha deputeti socialist. Ai eshte ndalur dhe ne detajet konkrete, duke shtuar se drejtuesit e Partise Socialiste kane argumentuar para diplomateve se perse zgjedhjet ne Tirane jane te pavlefshme, dhe sipas selise roze duhet te shkojne drejt perseritjes. “Informuam se pse keto zgjedhje duhet te shkojne drejt perseritjes. Prezantuam shkeljet ne disa qendra, qe jane teresisht te manipuluara”, tha ai. Gjiknuri shtoi se ambasadoreve u jane dhene dhe dokumentet mbi te cilat Partia Socialiste ka ngritur pretendimet e saj per zgjedhjet ne kryeqytet. “Ambasadoreve iu dorezuan edhe materialet perkatese. Pastaj do t’i drejtohemi drejtesise. Presim qe ata te kuptojne situaten e veshtire ku ndodhet Shqiperia dhe procesi zgjedhor. Ata u treguan shume te interesuar per materialet”, u shpreh deputeti socialist. Pjese e dokumenteve qe u jane dhene diplomateve te BE-se jane edhe videot, ku sipas PS-se, tregohet mos rakordimi i fleteve te votimit dhe materiale te tjera qe jane pjese e argumenteve te juristeve ne padine e bere ne Kolegjin Zgjedhor.
Padia e PS per pavlefshmeri ne Kolegj
Dy dite me pare, Partia Socialiste dorezoi ne Kolegjin Zgjedhor padine e trete, me ane te se ciles kerkon rrezimin e vendimeve te KQZ-se dhe shpalljen e pavlefshmerise se rezultatit per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Kerkesa e Partise Socialiste shoqerohet dhe me videot filmike te numerimit te votave, me ane te se cilave selia roze pretendon se faktohet manipulimi i zgjedhjeve. “Kolegji te shfuqizoje Vendimin Nr. 1158, date 25.06.2011 te KQZ si te paligjshem, duke shpallur zgjedhjet per kryetar te Bashkise Tirane si te pavlefshme”, thuhet kerkese-padine e Partise Socialiste. Padia e selise roze do te shqyrtohet nga Kolegji ne daten 6 korrik.