Harasani: Bojkoti solli humbjen e 20 mije votave ne Tirane Qamil Xhani
Ndersa kryetari i Partise Socialiste e ka cilesuar periudhen gati dy vjecare te bojkotit te Kuvendit si pozitive, ne nje tjeter kendveshtrim e sheh kete rezultat deputeti Andis Harasani. Duke ju referuar deklaratave te bera nga Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare, dhe shifrave qe kane sjelle per opoziten zgjedhjet e 8 majit, Harasani i cileson deklaratat e Rames si qesharake. Sipas tij, efekti i bojkotit ndaj institucioneve, qe ka aplikuar Partia Socialiste ka sjelle humbjen e 20 mije votave ne Tirane, shumices se minibashkive dhe ne rang kombetar humbjen e 140 mije votave te gjithe koalicionit. “Qesharake, deklarata qe bojkoti e arriti rezultatin! Per ke rezultat flitet? Humbjen e 20 mije votave ne Tirane? Humbjen e 7 minibashkive? Humbjen e Keshillit Bashkiak ne Tirane? Apo 140 mije votat diference?”, shprehet Harasani ne adresen e tij ne rrjetin social “Facebook”. Deputeti socialist i referohet deklarates se bere dy dite me pare, ku kryesocialisti Rama theksoi se bojkoti dhe politika e ndjekur nga selia roze i dha frytet e veta. “Strategjia dhe beteja jone dyvjecare per mbrojtjen e demokracise duke mbrojtur voten e lire, me bojkot, protesta, greva e demonstrata, e dha rezultatin e vet te shkelqyer ne 8 maj, kur nje vote masive u derdh ne kutite e votimit fale nje pjesemarrjeje krejt te vecante per zgjedhjet vendore dhe ne fituam bindshem”, tha Rama duke mbrojtur dhe gjithe strategjine e opozites ne mbledhjen e Asamblese. Nga ana tjeter, duke komentuar qendrimet opozites dhe konkretisht te kreut te partise, Harasani shprehet se Rama nuk e drejton dot Partine Socialiste. “Rama eshte miku yne. Thjesht nuk drejton dot PS! Dhe ne jemi miq te vertete qe ja themi gjerat ne sy”, shprehet Harasani ne statusin e tij ne rrjetin social “Facebook”, duke komentuar qendrimet e kreut te selise roze dhe pamundesine e kryesocialistit per te ndertuar nje opozite te vertete. Andis Harasni eshte nje prej deputeteve qe ka mbajtur pozicionin me kritik ne lidhje me strategjine e bojkotit te Partise Socialiste. Ne mbledhjet e formimeve te Partise dhe ne qendrime publike, Harasani ka theksuar se Partia Socialiste ka nevoje per nje model te ri drejtimi dhe nje model te ri te te berit opozite. Bojkoti dhe sjellja radikale e opozites gjate viteve te fundit jane cilesuar nga deputeti socialist si sjellja me pak e pershtatshme e nje partie qe synon te vij ne pushtet dhe kerkon integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.