E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja dhe historite e shpifjeve

Ne nisim sesionin e ri parlamentar ne nje salle te rinovuar e cila sigurisht qe na ben te gjitheve te ndihemi me mire dhe me te respektuar. Por me teper se moderniteti dhe bashkekohesia e saj eshte i rendesishem fakti qe kjo eshte nje salle plot ndryshe nga dy sesionet e meparshme kur pa asnje arsye te qenesishme opozita nuk ka qene e pranishme duke lene bosh gati gjysmen e saj. Le te shpresojme qe rete e trilleve te panevojshme dhe te sjelljes politike te paarsyeshme te jete larguar nje here e pergjithmone dhe qe nisja e ketij sesioni te bartte me vete edhe simboliken e nje klime qe i pershtatet edhe fytyres se re evropiane te kesaj aule parlamentare.

Ndoshta sot eshte vendi per ti dhene nje pergjigje shteruese ankthit publik qe mund te ekzistoje per riciklimin e atij qe ne e quajme ngerc politik dhe Partise Socialiste i pelqen ta konsideroje si krize. E themi sot dhe gjithe diten se kjo mazhorance nuk ka asnje kompleks per transparencen e gjithckaje qe ka te beje me pergjegjesite e saj dhe te institucioneve te shtetit shqiptar dhe ketu perfshihen pa dyshim edhe zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe kjo eshte kaq e vertete sa ne jemi plotesisht te gatshem qe ne rast se merret nje pergjigje pohuese nga Komisioni i Venecias te shkojme pertej pretendimeve te sotme dhe te djeshme te Partise Socialiste por te rinumerojme cdo vote dhe te ndryshojme edhe vete rezultatin ne rast se do te konstatohen deformime qe e kerkojne nje gje te tille. Jemi gjithashtu te gatshem ta ngreme komisionin menjehere sapo te plotesohen procedurat ligjore dhe te hetojme te gjitha ceshtjet e kerkuara nga opozita brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues te vendit. Dhe per keto nuk kemi qendruar ne pritje dhe as kemi shpresuar qe koha te rrjedhe por kemi bere te gjitha koncesionet e mundshme. Gjithcka tjeter qe thuhet i perngjet legjendes se gurit te Sizifit dhe une do te doja tia kurseja vetes neverine qe mund tu shkaktonte qytetareve shqiptare rikthimi tek argumentet e shtatorit te kaluar te cilat jane perseritur deri ne dhimbje per gjate me shume se nje vit kalendarik.

Eumlshte dita per te nenvizuar se ky eshte sesioni i finalizimit te nje procesi jetik per kete vend liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare. Eumlshte brenda cdo logjike politike qe kjo mazhorance duhet te ndihet krenare me faktin qe shumica e reformave qe po cojne ne realizimin e kesaj endrre moren udhe dhe u misheruan pikerisht ne kete salle. Po afrohet me shpejtesi dita qe i jep fund nje ankthi me shume se 70-vjecar te nje raporti inferior te Shqiperise me pjesen tjeter te kontinentit. Po sa me shume qe afrohet ajo date historike aq me teper vjen ne vemendje dhe ne kujtese te publikut kontributi dhe merita individuale dhe kolektive per te mberritur deri aty. Une besoj se eshte nder per cdo udheheqes politik zyrtar nepunes apo qofte edhe qytetar te thjeshte te ketij vendi qe i vuri nje dore ketij procesi aspak te lehte per tu realizuar. Por ne kete bote kontrastesh te medha ajo do te jete njekohesisht koha kur duhet te ndihen te turperuar te gjithe ata sadopak qe te jene te cilet nje apo me shume here me veprimet apo me mosveprimet e tyre ia lejuan vetes qe te benin nje prite apo te ngrinin nje barrikade qe rrjedha e kesaj aspirate te nderpritej apo te pengohej sadopak.

Eumlshte nje prej premtimeve me te medha te mbajtura te kesaj mazhorance nje nder lajtmotivet e fushates sone me 28 qershor peshen e madhe te te cilit nuk e zbehin dot as akuzat e mjera per gjoja vonesa te procesit te cilat vijne nga nje xhelozi e pajustifikuar politike se nuk dua te besoj qe ka edhe deshperim te zi. Por as perpjekjet e pasuksesshme per ta konsideruar ate si nje proces te thjeshte dhe teknik. Duhet ta themi me ze te larte qe asnje hap i madh integrues i ketij vendi nuk ka marre miratimin e partnereve tane evropiane pa suksesin e reformave te gjithanshme te kesaj mazhorance.

Ky eshte po ashtu sesioni i vijimit te reformave dhe i hapave te metejshem te Shqiperise drejt hapesirave euroatlantike. Ato jane te pandalshme sepse kjo eshte rruge me sens unik. Por fakti qe ne kalendarin e punimeve te Kuvendit qendrojne pezull nje tufe ligjesh qe kerkojne nje shumice te cilesuar nuk na nderon aspak. Aq me teper kur pothuajse per te gjitha ato nuk ka divergjenca thelbesore per te cilat palet ndahen midis tyre por eshte thjesht nje vendim politik qe mban peng normalitetin demokratik te ketij Parlamenti. Dhe kjo behet me qellim sepse dihet qe Parlamenti eshte pasqyra me e qarte ku reflektohet stadi i zhvillimit jo vetem politik te nje shoqerie te lire.

Ato ligje qe presin pa asnje shkak ne paradhomen e cdo konference kryetaresh dhe qe barten ne axhenden e cdo seance duhet te jene nje kambane per te gjithe ne por ne radhe te pare per koleget e opozites. Une e di se mosprania apo sjelljet agresive te opozites ne Parlament e cenojne disi imazhin e vendit por kjo gjendje mund te demtoje vertet vetem atehere kur keto qendrime justifikohen nga ngjarje te renda. Ne rastin tone kemi nje perpjekje te deshperuar per te krijuar artificialisht pershtypjen e nje klime konfliktuale nderkohe qe shoqeria vete qe ne perfaqesojme eshte krejtesisht e patrazuar. Nuk besoj se eshte nevoja per ta shpjeguar se nje stuhi nuk mund te krijohet ne epruvete sado e madhe qofte kjo e fundit.

Sic e dime te gjithe ky sesion vjen pas zhegut te pushimeve te stines. Une mendoj se duhet te behet dikush burre e te dale e tu kerkoje ndjese atyre shqiptareve te cilet mund te kene pasur nge qe edhe ne vakanca e siper tu hedhin nje sy apo nje vesh lajmeve te dites. Ka qene nje skenografi e turpshme per te ndotur me cdo kusht pushimet me te mbara qe shqiptaret kane kaluar ne gjithe keto vite. Vershimi galopant i turizmit dhe dyndja e njerezve drejt plazheve ne stinen e veres eshte treguesi me elokuent i progresit te nje vendi gje qe zhvlereson plotesisht te gjithe zerat e vajtocave qe ndjellin prej shume kohesh krizen.

Shpresoj shume qe kete marrezi politike ta kete nxitur pak edhe fakti qe dyert e Parlamentit kane qene te mbyllura dhe dalja ne frengjite e partive i ben me te shkujdesur dhe me pa pergjegjesi aktoret politike.

Por cili ishte rezultati final i kesaj histerie shpifjesh per te bere pis patjeter mazhorancen Dikush ndoshta pa dashje trazoi gemushat ku flinte lepuri i korrupsionit te bashkise por tani eshte shume e veshtire per ta futur ate serish ne strofull sepse ka marre lemerine nga frika.

Ne rrafshin etik ky eshte nje hap i madh prapa per sa i perket imazhit te komunikimit politik ne vend dhe per kete ka vetem nje pergjegjes i cili nuk pritet qe te kerkoje falje ketu. E para se nuk eshte deputet por me e rendesishmja se nuk e njeh institucionin e ndjeses.

Por ne aspektin politik ne duhet ta falenderojme ate se na dha nje peshqesh te papritur pikerisht ne kohen kur po afron fushata e zgjedhjeve lokale. Ne njefare menyre e gjithe kjo histori ngjason me gjuetaret qe shkuan ne pyll dhe gjene e pare qe vrane ishte zagari i tyre.

Kjo mazhorance nuk ka thene kurre se e ka zhdukur korrupsionin ne kete vend. Por kjo qeveri ka fituar disa beteja te rendesishme me te dhe se perpjekjet per ta vene perpara kete semundje te rrezikshme nuk kane reshtur dhe as do te rreshtin asnje dite. Por nga ana tjeter kjo opozite qe kemi nuk ka levizur as edhe gishtin e vogel nuk ka bere edhe gjestin me minimal per tu distancuar nga babezia e dikurshme qe e detyroi te linte pushtetin e cila per fat te keq vazhdon me ritme te shtuara ne Bashkine e Tiranes qe vijon te mbetet kampione absolute ne rang kombetar dhe nderkombetar.

Eumlshte fare e thjeshte per te gjetur te verteten. Mos kujtoni se duke shpikur dhe trilluar cdo dite mund te krijoni konfuzion tek njerezit. Zbrisni nga bedenat e keshtjellave prej letre te akuzave te pabazuara dhe hajdeni te shkojme bashkerisht ti gjejme dhe ti zhdukim te gjithe lepujt e korrupsionit. Ne cilendo ferre qofshin pavaresisht ngjyres politike qe kane. Por ju nuk jeni te lire ta beni kete sepse Lepuri apo lepujt nuk jane thjesht nje apo disa individe me akses te perkohshem apo te perhershem ne mekanizmin mafioz te Bashkise se Tiranes por ata jane nje fenomen i shemtuar dhe po kaq i konsoliduar i nderthurjes se politikes me interesat e pista qe kane prapa tyre miliardat e korrupsionit. Dhe per shkak se kjo race kullot dhe ha bar kryesisht rrotull Edi Rames ju nuk jeni te lire te perfshiheni qofte edhe per nje dite te vetme ne kete beteje.

Ndaj edhe nuk keni propozuar dhe votuar qofte edhe nje amendament te vetem antikorrupsion ndaj nuk keni folur kurre per kete kancer brenda jush qe bren pa meshire qelizat e shendosha te shoqerise.

Besoj qe te gjithe biem dakord me faktin se ende nuk ka ardhur ajo dite qe te kemi nje qeveri perfekte. Do te duhen ndoshta qindra shekuj apo nuk do te ngjase kurre qe kjo enderr ideale te realizohet per sa kohe vete njeriu nuk mund te jete qenie e persosur. Por eshte po kaq e vertete se nuk ka pasur dhe nuk mund te kete ne bote nje qeveri qe ben vetem te keqija. Madje kjo vlen edhe per diktaturat me te egra qe njerezimi ka njohur fashiste apo komuniste qofshin ato te cilat mes mizorive te shumta kane pasur disa pune qe kane mundur tlsquoi bejne mire. Por te thuash se qeveria e vendit tend per shkak se ti nuk arrite te beheshe Kryeminister ka bere dhe ben vetem vepra te liga nuk eshte se demton Sali Berishen as kete mazhorance. Perkundrazi. Ne na ndihmon fakti qe pas cdo vepre pas cdo perurimi apo vendimi qe shumica apo qeveria e saj merr del dikush nga oborri i opozites dhe vjell vrer kunder saj. Asnje opozite ne bote nuk mund te investoje kaq mire per te zhvleresuar ne kete menyre fjalen e saj te vetmen arme qe ka per tu rikthyer ne pushtet. Kryeministrit i ben nder te thuash se kjo qeveri nuk po nderton rruge qe reformat ne arsim nuk po funksionojne nderkohe qe eshte pesefishuar numri i studenteve qe Shqiperia eshte ne krize ekonomike nderkohe qe ne kete vend ka nje vershim turistik te papare dhe nje rritje me shume se te dyfishte eksportesh. Kesaj shumice sigurisht qe i shtohet kredibiliteti kur ti u thua se ajo ka probleme me partneret euroatlantike nderkohe qe Shqiperia eshte anetare e NATO-s me status kandidati per ne Bashkimin Evropian dhe se shume shpejt shqiptaret do te jene te barabarte me te gjithe qytetaret e tjere evropiane per te levizur pa viza ne hapesiren Shengen.

I thashe keto te verteta te thjeshta jo si lutje qe Partia Socialiste te ule tonet e luftes politike sepse as e kemi problem dhe as na sherben nje gje e tille. Kur flasim per bashkepunim nuk kemi parasysh qe opozita te vije ketu per ti bere fresk qeverise apo per te perkedhelur mazhorancen por qe debati politik te jete serioz duhet te mbeshtetet ne fakte prova dhe argumente te cilat nuk mund te mungojne pambarimisht ne fondin e madh te nje opozite dinjitoze.

Ky eshte sesioni qe do te perfshije ngjarjen me te madhe politike mes dy zgjedhjeve parlamentare. Ne pranveren e ardhshme mbahen zgjedhjet lokale. Ashtu sic ka ndodhur gjithmone ne kete vend fati i tyre mbruhet dhe ngjizet pikerisht ne kete salle. Ne deshirojme dhe do te bejme cdo perpjekje qe ato te jene me te mira sesa zgjedhjet e 28 qershorit pavaresisht se keto te fundit ishin te shkelqyera. Por te gjithe e dime se nuk mjafton asnjehere vullneti i nje pale per ta arritur kete qellim.

Fatmiresisht per 28 qershorin nuk pati zgjidhje te minutes se fundit ndaj edhe terreni ligjor mbi te cilin ato u mbajten ndikoi edhe ne cilesine shume te mire te tyre. Eumlshte nje gje krejt tjeter pastaj pretendimi per parregullsi i pales humbese i cili nuk u mbeshtet kurre ne asnje prove dhe dokument. Duke mos dashur ti rikthehem kesaj historie te lodhshme deshiroj te ftoj shume sinqerisht opoziten qe te mos humbasim asnje minute por te nisim dialogun per reformen zgjedhore duke pasur si busull rekomandimet dhe sugjerimet e paanshme te raportit te OSBE/ODIHR-it. Mazhoranca eshte e gatshme qe pa medyshjen me te vogel te votoje cdo propozim dhe amendament te opozites pasi ato te kene kaluar ne filtrin e institucioneve me te specializuara nderkombetare.

Kjo eshte e vetmja autostrade nga kalohet per te rritur garancite per zgjedhje sa me korrekte dhe sa me te permiresuara. Por ne rast se na vihet serish perpara me xhiro te ngadalesuara telenovela e pseudo-transparences dhe dilema johamletiane ta hapesh apo te mos e hapesh ne kemi te gjithe te drejten e botes te dyshojme se ka nje vullnet diabolik i cili ne rastin me te keq kerkon te nxjerre jashte zgjedhjeve qe do te thote jashte sistemit Partine Socialiste. Dhe ne rastin me te mire qe kerkon ta heqe opoziten zvarre dhe ta mbaje te tensionuar ate dhe debatin politik deri ne castin e fundit njesoj sic ndodhi edhe me mandatet e kolegeve tane socialiste. Do te deshironim shume qe te dy keta skenare te mos ishin ne axhenden e dikujt qe ne njefare menyre percakton edhe linjen politike te opozites por kjo eshte nje ceshtje per te cilen mazhoranca as mund te ndikoje e aq me pak te imponoje zgjidhje.

Nje mazhorance serioze ka jo vetem ne dore por edhe per detyre qe ti beje oferta dhe ta trajtoje me respekt cdo pretendim dhe propozim te opozites. Por sikur boten permbys le ta ktheje nje shumice nuk duhet por as nuk mundet dot qe te marre e te ushtroje edhe pergjegjesite e opozites.

Sot qe nisim sesionin e ri eshte vendi per te theksuar edhe nje here se ne duam qe te jemi bashkudhetare per shume ceshtje me interes te perbashket per te cilat ky korridor i ngushte qe ndan fizikisht dhe konceptualisht opoziten dhe mazhorancen nuk ekziston. Dhe ato nuk jane pak. Urojme me gjithe shpirt qe kjo te ndodhe. Por nderkohe na duhet ta themi paraprakisht se axhenda e reformave integruese nuk ndryshon sepse ky nuk eshte thjesht vullneti i kesaj mazhorance por interesi i rreth 96 per qind te shqiptareve. Ceshtja e vetme qe mbetet per tu pare eshte ne do ta bejme bashke apo ndaras kete cope rruge qe na ka mbetur. Na vafte mbare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›