Atehere var kete kenge

Dy poete te nje brezi ata te viteve 70 qe krijuan poezi nen diktature per te cilat Vilson Blloshmi u pushkatua dhe Frederik Rreshpja e coi jeten burgjeve
Poezi qelibar te krijuara ne erresiren e epokes diktatoriale mu ne kulmin e asfiksise se ndjesive shpirterore keta dy poete krijojne. Nga Rreshpja botojme disa poezi te pergatitura nga Shpetim Kelmendi nga libri Rapsodi shqiptare botim i vitit 1968. Ndersa nga Blloshmi jane poezi te mbledhura per here te pare ne nje liber nga Sadik Bejko
Lirike
Po ik nga bregdeti.
Nder mend i kam ende
Portokallet qe me ngjajne me yjet e veres.
Tani
lamtumire
Nen keto mijra drita te vogla qe i lekund era ne muzg
Mbledh motivet ajrore te rivieres.
Ujna te qeta
te dashtuna mu si kange himarjote
U degjoj qe dallgezonin brenda meje si ujvare.
Po niset autobusi.
Portokalle digjuni mbi mue
Gjithe peizazhi rrotull rend ne dritare...
Alpet
Lugina te kalterta
ku mbijne agimet.
Perrenj qe zbresin si kope te bardha
Shkrepa pleq
te menduam
te vrazhde.
Dhe
permbi keta
Buzeqeshja e kalter e qiellit.
Nate arkeologesh
Ku vene keto reacute te grisura
Me keto vetetima te thyeme mbi kurriz
Nje hane e lagun
Shetit e heshtun nder kalldremet iliriane.
Diku gjemoi...
Punetori plak pertyp nje lutje tinez
Te dera ne gjysmeterr.
Gjemon.
Arkeologet.
Stivonin nder arka perendite e fundit
Do perendi te thyem te lagun.
Nen abazhur
nje Aferdite e bukur
U buzeqesh te gjitheve
Si nje e njohun e larget
e dashtun...
Me mori malli per detin
Per fjalet e ngrohta te ojnikut 1
Per hijet e dridhshme te anijeve
Qe zgjaten deri te yjet
Dhe per netet peshkatare
Kur can valet tehu i mprehte i hanes.
Me mori malli per dritat e dashtuna te Durresit
Qe i kundroja mbremjeve
ne breg te tij
Me mori malli
Ndaj endem
endem
Nen vargje te tilla qe sterpikin kaltersi.
Atehere var kete kenge
Nkrahnorin tand te hekurt si dekorate
Kete kange te ngarkueme
Me siluetat e qyteteve tona
Me mbremjet yjet dhe hijet e maleve tona
Qe te shkelqejne nen driten e predhave ttua
Kur terri po guxoi te shtrihet ne anen tone.
Atehere var kete kenge
Nkrahnorin tand te hekurt si dekorate
Kete kange te ngarkueme
Me siluetat e qyteteve tona
Me mbremjet yjet dhe hijet e maleve tona
Qe te shkelqejne nen driten e predhave ttua
Kur terri po guxoi te shtrihet ne anen tone.
Lirike fshati
Lamtumire
U flas fushave lumit korijes.
Me duhet te dal nga ky peizazh i bukur.
Une vete jam tani nje levizje ngjyrash
Prere nga pelhura e gjelber e luadheve.
E di qe era e kories do te therrase breglumit
ku jane ulur shelgjet si cigane...
Fshat i dashur
Ketu edhe delet me njohin
se une kam pire me barinjte ne cdo stan.
Dhe kooperativistet pleq dalin gardheve
-Fred eja ne kopshtin me molle
Zjarret e vogla te cibukeve si flutura alle
Levizin dhe mblidhen neper kopshte.
Udha e liqenit
Une kam kaq nevoje per ty
Me shume se ky liqen per perrenjte.
Se dora ime nuk rastesisht mbi supin tend
Si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve.
Dhe ne qofte se ndonjehere iken
mos e thuaj
Ashtu si ikin dhe nderrojne drejtim perrenjte
ah mos e thuaj
Diku ne brigjet e shpirtit tim do kumboje
Kenga e lashte popullore e liqeneve te thare
Duke imagjinuar ardhjen tende
si nder legjenda
ne formen e shiut
ose formen e veses
mbi reren e oreve
bile mbi vite te tera
se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend
si bien duart e shelgjeve mbi supet e valeve
Rri sonte te une
Hena mbi lume vizaton
Nje ure per enderrat e yjve
Reja gri si mall i harruar
...Ve kryet mbi duart e pyjeve.
Ti erdhe neper udhen e henes
Celi gonxhe edhe pragu i portes.
Rri sonte te une
Sa te behen trendafilat e drureve te vdekur
Rapsodia e vjeter e lahutes
Kam percjelle drejt varreve trimat
kur gjamataret 1 rrihnin gjoksin duke vallezuar
neper gryka cirreshin leket 2
ho ho
Zeri im prej lotesh
zeri im prej gjaku
superene mbi drurin e trishtuar...
Zeri im i uritur
zeri im i tmerruar
duke larguar shpirtrat nga femijet
duke thirrur rete dhe shiun
duke u mbrojtur nga legjendat
nga mikprerja
zeri im pagan...
Enise 1 enise
Ne krye te kortekut te zymte
ne darken e te vrarit
Ne shitjen e kaut te vetem dhe te tokes
Ne pengjet e vajzave
ne vetevrasjet ndarjet dashurite
Vura duarkryq zerin tim mbi gjithe kete dhembje dhe thashe
Enise enise
Enise - pasthirrme karakteristike e kengeve te lahutes.
Udha e liqenit
Une kam kaq nevoje per ty
Me shume se ky liqen per perrenjte.
Se dora ime nuk rastesisht mbi supin tend
Si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve.
Dhe ne qofte se ndonjehere iken
mos e thuaj
Ashtu si ikin dhe nderrojne drejtim perrenjte
ah mos e thuaj
Diku ne brigjet e shpirtit tim do kumboje
Kenga e lashte popullore e liqeneve te thare
Duke imagjinuar ardhjen tende
si nder legjenda
ne formen e shiut
ose formen e veses
mbi reren e oreve
bile mbi vite te tera
se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend
si bien duart e shelgjeve mbi supet e valeve
Brenga shpresa vegimet
Vilson Blloshmi
I tremburi iken si i ndjekur prej egersise
Njerm ben tunele najer thapesires
Si mbas formes se tij levizjes se tij.
Ah sikur mbas cdo hapi
Ajri te ngrinte-beton
Duke ruajtur gjithmone levizjen
Kallep-shabllon
E te tregoje ta gdhende Sa kohe iku zvarre
E sa ne kembe.
Sikur te mbeteshin e shiheshin
Rruget nga vjen kujtimi mendimi
Brenga shpresa vegimet
Te dukej krejt i jetes zigzagu i gjate
Qe nga ardhja ne kete bote e gjer
Tek varri pikes e llahtarte.
A se patet diten plot me diell
Qe ben nate koha dhe e nxin...
I jep hene e yje lart ne qiell
E se fundmi fare e perpin...
A se shkuat shpejt ju feminine
Kjo su fsheh per ju e shumbi fare
A spo mbani mbi sup pleqerine
E ne mendje thelle vitet mitare
A se mbani mend athere te plepi
Loznit ne oborr me hijen tuaj
Po tani me larg nga ju eshte djepi
Apo arkivoli pa me thuaj
Gjithcka e marrin vitet duke shkuar
Serish kthen gjithcka qe shkon humbet
Troket lehte kujtimi i trishtuar
Mysafiri ne shtepi te vet.
Serish dukesh ne udhe
Qe ngjan si vije gjaku
Mes gelbazes se murrme
Te peshtyre
Nga turbekule.
I lodhur
Vetveten mbi kurriz
Shket
Dhe mendja lodhur
Klith po shkoj
Mbec me shendet...
Dhe rend barkbosh
Ne zorren bosh te rruges
Si nje shtrengate
E qete.
Dhe guret kthejne nga ti
Anen e mprehte
Dhe njerezit ata
Sternjerezit
Ajke mbi jetet-hirre
E kane veshtire
Mengjesit.
Edhe mbremjes
Veshtire
Kur mbi ju ngecin veshtrimin
Mbi ju rrecke-njerezore
Mase zhelesh mishi e shpirti
E qepur me fije damaresh
Mendimesh
E hedhur pa meshire
E pa te drejte
Ne ane te rruges se ndotur
Ku te qete
Ata rrjedhin gjithe nder e dinjitet
Kellire.
Deshirat
Qe i ndez thengjilli i zemres
Mbuluar thelle
Me hirin e trupit...
Dhe brodhe prape rrugeve
Me buje e pohe
Kerkoje ti vetveten
Qe me ne fund e gjete
E se njohe
Ngaqe pandehje
Eumlshte shume veshtire ta gjesh.
Kur te doli rastesisht
The seshte kjo
Dhe kalove
Dhe u zhy te mes territ
Te zi pa fund.
Kerkon - nje dore e kurm
Dhe nje kembe
Dhe mbete cung.
Po prap sulesh perpara
Me tallas
Me me gjysmen e thate
Dhe gjysmen e njome
E at qe kerkon e arrin
E le pas
Dhe zvarre hiqesh perpara
Kerkon...
Vazhde lene mbi pluhur
E gjak
Gjymtyret gjysme te thara
Gervishtin trak - trak
Dhe gjer thelle te ngushen
Ato ker - ker - ker - krak.
... kerkon
Mbi kete toke shkemb
Mbi kete toke gur
Mbi kete toke kocke
E lekure.
E as e di cte dhemb
Vec sulesh para shkon
Me zemren e rende plumb
Dhe sa me shume kerkon
Ckerkon
Me teper
E humb.
I MUNDSHMI
-Qenkeni tullac zoteri...
Si duket jeni krehur shume
Kur qete i ri...
Dhe xhaketa ju rri ca e ngushte
Nga qe jeni koprac.
Jam i sigurte...
Faleminderit thenkeni perhere
Si duket paskeni mall
Tju bejne nder...
Po po jeni servil kte e kam gjetur
Se sa here flas une
Degjon buzeqeshur.
De Kthehuni tek une
Pa shih se cfloke -
-Po po ngaqe ke shume
Pleh ne koke.
Po cke bere keshtu
Te urofte Zoti...
- Po Zoti ka vrare vehten Kaqemoti...
Po po pergjithesisht
Ne jete e kane veshtire
Njerzit qe fatkeqesisht
Jane te mire...
... dhe vetem me rrobat e mia
E me vetmine time
Nen barin e flokeve te mi te thinjur
Nen pleqerine time
E dashurine per meshire...
Me hijen e miresise tende
Varur ne gozhden e kujteses se venitur
E te lodhur nga terri qe
Nxjerr prape gjithe sa hedh
Kujtimi thelle ne te...