E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS-ja nuk mund të vazhdojë t’i keqpërdorë aleatët e saj”

02-11-2011 / Gazeta 55

Paskal Milo, kreu i PDS-së, kërkon që për reformën zgjedhoret PS-ja të dëgjojë kërkesat e tyre

Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale u shpreh se ai dhe forca politike që përfaqëson nuk do të lejojë të përdoret nga askush, pavarësisht joshjeve që mund t’i adresohen. Gjatë një interviste Milo bëri të ditur se marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar nuk duket se janë aq rozë sa duket.
Pakënaqësitë e partive aleate ndaj Partisë Socialiste janë shtuar së fundmi, kryesisht pas humbjes së këshillave të qarqeve.
Paskal Milo u ndal në mënyrë të veçantë edhe te reforma zgjedhore. Ai theksoi se sistemi aktual zgjedhor nuk është i përshtatshëm për kushtet e vendit e për pasojë kërkon një sistem kombëtar. Kryetari i PDS-së theksoi se gjatë reformës zgjedhore, Partia Socialiste, do të duhet të dëgjojë me kujdes kërkesat e partive aleate.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›