E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesja e PD Albana Mustafaraj Rama te jap pergjigje pse po i bllokon ligjet me 3/5

Partia Demokratike nepermjet zedheneses Albana Mustafaraj reagoi pak me pare lidhur me deklaraten e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama pas Asamblese Kombetare te selise roze.Ne fjalen e saj zedhenesja e bluve u shpreh se Rama foli per rritjen ekonomike por shtoi se si kryebashkiak per vite me radhe nuk beri asgje per rritjen ekonomike pervecse rriti taksat ne nivel rekord.
Ai foli serish me nje ton te ri por ishin sulmet e vjetra dhe te lodhura. Ajo qe pame ishte pothuajse e njejta gje duke iu shmangur asaj qe presin qytetaret se pse po mban peng integrimin ai serish shmangu se cfare mund te beje opozita per te ndihmuar ne rritjen ekonomike. Rama foli per mosmarreveshjet por nuk dha asnje pergjigje te vecante se pse po i bllokon ligjet me 3/5 apo 16 ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar ne parlament u shpreh Mustafaraj.Sipas saj qytetaret duan te dine se pse Edi Rama po vijon te bllokoje ligjet per integrimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›