E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja, protestë para Parlamentit: Opozites po i dhunohet fjala e lire



Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk mori pjesë dje në seancën plenare. Pas mbledhjes së zhvilluar dje në mesditë në selinë rozë, Grupi PS-së doli me vendimin se bojkoti është në shenjë proteste ndaj përjashtimit për dy javë nga Parlamenti e deputetit socialist Taulant Balla. Pak minuta para nisjes së seancës socialistët protestuan para godinës së Parlamentit deri në marrjen e një vendimi të dytë për heqjen e penalizmit të kolegut të tyre. Me maska të zeza në gojë deputetët socialistë mbajtën një minutë heshtje për dhunën që po ushtrohet ndaj fjalës së lirë. Sipas socialistëve, vendimi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është absurd dhe është në kundërshtim me Rregulloren. Sipas tyre, çdo deputet ka të drejtën e fjalës në foltoren e Parlamentit. Deputetët e opozitës thanë se është dhunuar fjala e lirë në Kuvend dhe se qeveria ka shkelur Kushtetutën. Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Sipas Patozit, opozita konsideron më me peshë dënimin e deputetit Balla, sesa liberalizimin e vizave. Ai tha se opozita ka një platformë për të krijuar konflikt artificial. Deputeti Namik Dokle, në emër të PS-së, e akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj çdo qytetari që kërkon të thotë hapur atë që mendon. “Dhuna ndaj fjalës së lirë po demonstrohet edhe në Parlament. Kjo qeveri shkel Kushtetutën dhe ne do ta themi të vërtetën para opinionit ndërkombëtar, sepse fjala e lirë është thelbi i parlamentarizmit dhe opozita nuk do ta lejojë këtë ekzekutiv që të veprojë në këtë mënyrë”, - u shpreh Dokle. Sipas tij, qeveria kërkon të manipulojë çdo gjë në vend, por bashkë më popullin, opozita do të luftojë për të çliruar fjalën e lirë që është lidhur me zinxhirët e Parlamentit të manipuluar. "Kjo maxhorancë vendosi t'i mbyllë gojën opozitës dhe ky është një dënim që bëhet ndaj nesh. Kjo është një arsye më shumë për të protestuar më 30 prill", - u shpreh kryetari i Grupit Kuvendor socialist, Gramoz Ruçi. Sipas tij, opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë dhe për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është futur. "Ky parlament që është këtu është një parlament i gjunjëzuar para Sali Berishës, me urdhrin e të cilit ndodh çdo gjë në Shqipëri”, - u shpreh deputetja Valentina Leskaj.
Penalizimi
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është deputeti i parë i këtij sesioni parlamentar që është penalizuar nga Kuvendi për shkelje të Rregullores. Gjatë fjalës së tij ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë për ryshfete për një vend pune. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri të ditur se menjëherë pas seancës do të mblidhet Byroja për të vendosur për penalizimin e deputetit socialist, Balla. Topalli tha se po zbaton Rregulloren, pasi Balla ka përdorur shprehje ofenduese gjatë fjalës së tij në minutazhin e debatit të lirë.
Akuza
Gjatë seancës së kaluar parlamentare, deputeti Balla, pasi ka përfunduar fjalën e tij, ka replikuar menjëherë me kryeparlamentaren Topalli. "Ne kutitë do t’i hapim më 30 prill, do t’i hapim, do apo s'do ti. Ne do t’i hapim kutitë më 30 prill për të nxjerrë në dritë jo vetëm mekanizmin e vjedhjes se votave, por dhe për ta çliruar Shqipërinë njëherë e mirë nga skllavëria e keqqeverisjes dhe për të hapur njëherë e mirë rrugën e mirëqenies. Kutitë do të hapen më 30 prill jo vetëm për të çmontuar sistemin mafioz të familjes që pushtetin e do për të mbrojtur paratë e korrupsionit dhe paratë e pista, por për të shpëtuar qindra mijëra familje shqiptare nga varfëria, nga papunësia apo mungesa e kujdesit shëndetësor", - tha Balla të enjten në Kuvend.
“A e ke marrë rrogën ti, Taulant? Byroja, pas seancës plenare, do të mblidhet për të marrë masa ndaj shkeljes flagrante përmes fjalëve shpifëse, trilluese, mashtruese, të deputetit Balla. Kemi rregulla. Parlamenti funksionon me rregulla. Do të mësojë edhe zoti Balla se si flitet në Parlament", - i është kundërpërgjigjur Topalli.

Namik Dokle

“Dhuna ndaj fjalës së lirë po demonstrohet edhe në Parlament. Kjo qeveri shkel Kushtetutën dhe ne do ta themi të vërtetën para opinionit ndërkombëtar, sepse fjala e lirë është thelbi i parlamentarizmit dhe opozita nuk do ta lejojë këtë ekzekutiv që të veprojë në këtë mënyrë. Qeveria kërkon të manipulojë çdo gjë në vend, por bashkë më popullin, opozita do të luftojë për të çliruar fjalën e lirë që është lidhur me zinxhirët e parlamentit të manipuluar”.

Gramoz Rruçi
“Ne e quajmë dënimin e kolegëve tanë një dënim politik që i bëhet fjalës së lirë të opozitës. Ja pse ne do të jemi në datën 30 prill në shëtitoren e kryeqytetit për të demonstruar me gjithë popullin opozitar. Kjo maxhorancë vendosi t'i mbyllë gojën opozitës dhe ky është një dënim që bëhet ndaj nesh. Opozita nuk do të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë dhe për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është futur”.

Valentina Leskaj
"Ky parlament që është këtu është një parlament i gjunjëzuar para Sali Berishës me urdhrin e të cilit ndodh çdo gjë në Shqipëri”.

Taulant Balla
“Ne kutitë do t’i hapim më 30 prill, do t’i hapim, do apo s'do ti. Ne do t’i hapim kutitë më 30 prill për të nxjerrë në dritë jo vetëm mekanizmin e vjedhjes se votave, por dhe për ta çliruar Shqipërinë njëherë e mirë nga skllavëria e keqqeverisjes dhe për të hapur njëherë e mirë rrugën e mirëqenies. Kutitë do të hapen më 30 prill jo vetëm për të çmontuar sistemin mafioz të familjes që pushtetin e do për të mbrojtur paratë e korrupsionit dhe paratë e pista, por për të shpëtuar qindra mijëra familje shqiptare nga varfëria, nga papunësia apo mungesa e kujdesit shëndetësor”.

Jozefina Topalli
“A e ke marrë rrogën ti, Taulant? Byroja, pas seancës plenare, do të mblidhet për të marrë masa ndaj shkeljes flagrante përmes fjalëve shpifëse, trilluese, mashtruese, të deputetit Balla. Kemi rregulla. Parlamenti funksionon me rregulla. Do të mësojë edhe zoti Balla se si flitet në Parlament”.

Majko: “Berisha transportoi në Bruksel edhe krizën politike”

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-kryeministri, Pandeli Majko, e ka cilësuar dorëzimin në Bruksel të përgjigjeve të Pyetësorit një moment të rëndësishem në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë ai theksoi se bashkë me dosjen voluminoze, kreu i qeverisë Sali Berisha transportoi në Bruksel edhe krizën politike në Shqipëri. “Nga pikëpamja protokollare përbën një moment të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Mendoj se së bashku me atë libër aq të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët Berisha vuri në tavolinën e BE-së edhe krizën, e cila me të drejtë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Ballkanin u përcaktua si degradim. Pra, nëse dikur flitej për krizë, tani flitet për degradim, dhe ju siguroj që faza e tretë është kaosi. Jam i bindur që nëse do të ketë një qëllim për negociata thelbësore midis palëve politike në Shqipëri, kjo nuk do të arrihet”, - tha Majko. Sipas tij, dokumenti i dorëzuar në Bruksel nuk i takon vetëm një qeverie, ndërsa vuri në dukje qe në delegacionin shqiptar mungonte ministri i Jashtëm, Ilir Meta. ”Ai është një dokument që sipas mendimit tim duhet të shkonte si një dokument i të gjithë shqiptarëve. Nuk duhej të shkonte si një dokument i një qeverie dhe si një protokoll i një individi dhe madje do të thosha dhe i një partie. Më bëri përshtypje që në delegacion nuk ishte ministri i Jashtëm, i cili është institucioni që e ka koordinuar këtë histori dhe që në çdo vend normal do ta kishte në delegacion”, - tha Majko. Ndërsa nuk përjashtohet që kriza politike në vend mund të ndikojë në procesin integrues të vendit, Majko thotë se mund të kapërcehet kjo situatë përmes bisedimeve pozitë-opozitë.

16 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›