E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Dibër të Madhe, shpallet qytetar nderi

Presidenti Bamir Topi permbylli viziten tre ditore ne Maqedoni me nje ndalese ne qytetin e Dibres. Ai u takua me Kryetarin e Komunes Argetim Fida si dhe perfaqesues te tjere lokale, ndersa u pershendet nga qindra qytetare. Presidenti u nderua me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për merita të veçanta në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe afrimin e popujve dhe të shteteve në rajon”.

"Ky është një obligim që vjen nga statuti i ri që unë kam. Unë sot jam qytetar i Dibrës", tha Topi. Kryetari i Shtetit nënvizoi se “gjithë institucionet në Shqipëri janë të motivuara për të ndërtuar infrastrukturën për të rivitalizuar korridorin tradicional të rrugës së Arbrit, duke shprehur besimin qe ai te perfundoj sa me shpejt duke afruar dy popujt gjithnje e me teper. Ne ceremoni personalitetet locale qe pershendeten e cilesuan nje feste per Dibren e Madhe kete vizite pasi ishte e para e nje presidenti te shtetit shqiptare ne ne qytetin e Dibres.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›