E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja, reagon për abuzimet në bregdet

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh në një konferencë për shtyp për abuzimet në bregdet. Sipas tij një ndër mediat më të ndjekura të Shteteve të Bashkuara Amerikës, Fox News, i hapi lajmet e veta me një rast tjetër korrupsioni ndërkombëtar në qendër të të cilit është pikërisht Berisha. Gjithashtu Balla shtoi se New York Times e akuzoi Sali Berishën për trafik ndërkombëtar armësh, ndërsa dy ditë më parë Fox News e akuzon për korrupsionin e tokave. Nuk është e hera e parë që qeveria e Sali Berishës, dhe familja që na qeveris na bën qesharak dhe me turp në sytë e gjithë botës u shpreh Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›