E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po cenohet rendi

Tiranë-Partia Socialiste deklaroi sot se rendi në vend nuk sigurohet më nga ana e qeverisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ylli Manjani, theksoi sot se me gjithë se rendi publik vazhdon të goditet rënda nga ngjarjeve të rënda, Sali Berisha emëron në krye të policisë persona me karrierë të spikatur në vjedhjen e votave dhe persona me precedentë të njohur në shkeljet e ligjit në ketë vend.

“Ngjarja më e fundit ku njëri prej gjyqtarëve të gjykatës së Lartë qëllohet me armë, është shprehja më e rëndë e kapitullimit të shtetit para krimit. Krimi e bëri këtë gjë sepse siguria e shtetit politik të Sali Berishës bashkë me autorët e krimeve ka ikur në drejtim të paditur. Kjo ngjarje tepër e rëndë, për fat të keq nuk erdhi pa paralajmërim. Disa gjykatës të shkallëve më të ulëta kanë kohë që kërcënohen jo vetëm nga krimi por edhe nga qeveria”-theksoi Manjani.

Në emër të PS-së, Manjani i ka bërë apel të gjithë institucioneve të shtetit, të marrin përgjegjësitë ligjore dhe të garantojnë rendin dhe sigurinë në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›