E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli,ftesë KE-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot raporterët e Këshillit të Evropës David Uilshire dhe Jako Lakso. Kryetarja e Kuvendit ftoi anëtarët e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të monitoruar nga afër këtë proces zgjedhor dhe shprehu vullnetin e plotë se prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për bazën ligjore dhe infrastrukturën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Topalli ka vlerësuar frymën e konsensusit politik për miratimin e kodit elektoral dhe për zgjedhjen e organeve që do të administrojnë zgjedhjet. Në këtë takim është diskutuar , ligji shumë i përfolur i lustracionit, ky kryeparlamentarja ka theksuar se pavarësisht nga historia e egër e krimeve të komunizmit në Shqipëri, është një variant edhe më i butë se në vendet anëtare të BE-së. "Ky është një ligj i domosdoshëm, për t'u ndarë nga e kaluara dhe për të parë me besim nga e ardhmja", theksoi ajo. Topalli garantoi se zbatimi i ligjit do të jetë transparent dhe në përmbushje të standardeve. Kryetarja e Kuvendit ftoi, përmes reporterëve, Këshillin e Evropës të monitorojë zbatimin e këtij ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›