E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, plan te deshtuar per te perbaltur PS-ne

Kreu i Partise Socialiste, Rama, i ktheu dje pergjigje ne distance kryeministrit Sali Berisha, i cili dy dite me pare tha se do te bente koalicion dhe me PS, ne rast se nuk do te kishte shumicen. Ai e quajti nje plan te deshtuar te kryeministrit, per te perbaltur Partine Socialiste. "Sa me shume te plotesojne njeri-tjetrin ne lojen e tyre te turpshme, sa me shume te orvaten ne planin e tyre te deshtuar, per te perbaltur Partine Socialiste dhe ate personalisht, aq me e qarte behet per te gjithe shqiptaret, se ky "cift" i ri i politikes se vjeter, ka lindur per te mbajtur peng te ardhmen e tyre, per te dhunuar vullnetin e tyre, per te plackitur atdheun e tyre", u shpreh Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›