Kina flet me ze autoritar ne samitin e G8
Nga Simon Rabinovitch/Reuters
Gjashte vjet me pare, Kina mori pjese per here te pare ne samitin e grupit te tete vendeve te industrializuara te botes me statusin e nje vezhguesi te heshtur. Nderkohe kete jave ne Itali, ajo "trazoi ujerat" ne nje debat lidhur me sistemin financiar nderkombetar.
Trajektorja e superfuqise aziatike drejt skenes qendrore boterore brenda nje kohe aq te shkurter dhe gatishmeria e saj per te qene pjese e ceshtjeve te rendesishme jane embleme e fuqizimit te saj vecanerisht ne sferen financiare.
Ky ndryshim i menjehershem per G8-n ishte i papritur. Thirrja e Kines dhe e vendeve te tjera ne zhvillim ne vitin 2003 konsiderohej atehere thjesht si gjest i vullnetit te mire, apo akt bamires i perfshirjes se tyre.
Klubi i vendeve te pasura tani druhet se Kina po nguron te behet plotesisht pjese e tyre dhe nje ndjenje pasigurie u ngjall kur presidenti kinez Hu Jintao u terhoq papritur nga pjesemarrja ne samitin e Italise, per shkak te trazirave te pergjakshme ne vendin e tij.
Megjithate, nje fjalim i pazakonte dhe kategorik i kreut te delegacionit kinez ne samitin e G8-s dje, tregoi se ky vend tashme eshte pjese e lojes.
Keshilltari i Shtetit, Dai Bingguo ne menyre te terthorte vuri ne pikepyetje dominimin e dollarit amerikan duke bere thirrje per nje sistem me te mire emetimi dhe monitorimi te rezerves valutore.
Kjo ishte hera e pare qe nje zyrtar i larte kinez ben nje kerkese te tille permes nje fjalimi ne nje forum te permasave te tilla. Kjo ide ishte shprehur me pare ne raportet relativisht teknike te bankes qendrore kineze.
Gatishmeria e Kines per te propozuar rezerva te reja valutore ne forumet nderkombetare ishte nje goditje ndaj kembenguljes se Japonise, Britanise se Madhe dhe Kanadase qe besojne se eshte teresisht e papershtatshme te diskutohet lidhur me statusin e dollarit amerikan ne nje kohe te krizes ekonomike globale.
"Ne njefare menyre, kjo kerkese perfaqeson shqetesimin e vertete lidhur me stabilitetin e rezerves valutore, por ne te njejten kohe perfaqeson edhe reagimin e Kines ndaj cekuilibrit makroekonomik qe po shtrohet si ceshtje nga anetaret e G8-s", u shpreh Gregory Chin, ekspert i politikes se jashtme te Kines ne Universitetin e Torontos.
Sikurse edhe gjate viteve te kaluara, vendet e industrializuara te G8-s bene thirrje kete jave per mosndryshim te disbalances se llogarise rrjedhese globale, nje kritike e nenkuptuar ndaj suficitit masiv tregtar te Kines dhe kontrollit te forte te Pekinit mbi kursin e kembimit te monedhes kineze juan.
Zmbrapsja
Pekini u ftua fillimisht per te marre pjese ne samitin e G8-s ne vitin 2003 per nje "dialog formal". Nje nga ceshtjet kryesore per aktoret e politikes se jashtme kineze ishte ajo se sa ky vend duhej te afrohej me grupin e vendeve te pasura dhe si do te bente te mundur qe zeri i tij te degjohej.
"Tani, pjesemarrja ne G8 nuk eshte nje ceshtje e dores se pare per Kinen, sepse ekzistojne forume te tjera ku ajo mund te ushtroje ndikimin e saj dhe qe i shkojne me shume per shtat interesave te Pekinit", deklaroi Eang Yong, profesor i studimeve nderkombetare ne Universitetin e Pekinit.
Dy forumet ku Kina hodhi rrenjet e saj gjate vitit te kaluar jane grupi i 20 vendeve te industrializuara dhe ekonomive ne zhvillim (G20) dhe BRIC, qe perfshin tregjet me te medha ne zhvillim te botes.
Zevendesministri i Jashtem kinez, He Yafei, i cili kryeson pergatitjet e Kines per pjesemarrje ne samite te tilla nderkombetare, u shpreh hapur perpara samitit te Akuilas se G8-a nuk ishte "shume perfaqesuese" dhe se G20-a ishte nje forum me i pergatitur per t'u perballur me krizen aktuale financiare.
Per te qene te sinqerte, G8-a u ka ofruar Kines dhe kater vendeve te tjera ne zhvillim nje pozicion me te qendrueshem brenda arkitektures se saj. Por sikurse tregon edhe vete emri i ketij grupimi me te gjere, G8 plus G5, ekonomite ne zhvillim shpesh mendojne se ato jane thjesht shtojca dhe jo partnere te barabarte.
Limitet e entuziazmit te Kines ishin te dukshem gjate diskutimeve lidhur me ndryshimet e klimes, dhe se bashku me Indine, ajo shprehu ngurim lidhur me synimin per pergysmimin e emetimeve te gazeve me efekt sere deri ne vitin 2050. Pjese e qendrimit te Pekinit ishte se OKB-ja eshte organizmi i duhur per diskutime ne lidhje me klimen dhe mjedisin, u shpreh Chin.