E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon interpretimin e papajtueshmerise se mandatit

Mandati i deputetit

Deputete socialiste kane dorezuar dje ne Gjykaten Kushtuese kerkesen per interpretimin e nenit 69 70 71 dhe 72 te Kushtetutes


Nje dite perpara votimit te raportit te komisionit te rregullores per ceshtjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja grupi parlamentar i PS-se ka kerkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e disa neneve ku flitet per mandatin e deputetit. Vendimi per dergimin e nje kerkese ne emer te Partise Socialiste eshte marre ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist.


Megjithese teksti ishte hartuar qe ne fillim te mbledhjes nga juristet socialiste ka qene kryetari i grupit te PS-se Gramoz Ruci i cili i ka propozuar grupit ndermarrjen e kesaj nisme.


Perreth 60 minuta deputetet socialiste kane diskutuar midis tyre per seancen e sotme plenare. Zyrtaret e Partise Socialiste rane dakord qe ne Kuvend te kerkojne votimin e fshehte me cdo kusht per raportin mbi heqjen e mandatit per deputetin e qarkut te Shkodres.


Deputetet socialiste kane shprehur kundershtite e tyre me menyren se si mazhoranca po kerkon te miratoje kete raport. Mesohet se gjate mbledhjes eshte theksuar se ceshtja e mandatit te deputetit socialist eshte nje mjet presion dhe nuk ka asnje ligj te thyer nga ana e zotit Beqja.


Per keto arsye deputetet rane dakord unanimisht qe ti drejtohen Gjykates Kushtetuese me ane te nje kerkese per te dhene interpretimin per kater nene te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.


Juristet socialiste kane vleresuar si te domosdoshme qe te kerkohet interpretimi per nenin 69 70 71 dhe 72 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise nene te cilat flasin per rastet e papajtueshmerise se mandatit te deputetit. Ne perfundim te mbledhjes deputetet kane vendosur firmat e tyre ne listen e numrave te deputeteve qe i bashkengjitet kerkeses.


Ne fillim te kesaj liste viheshin re emrat e deputeteve Gramoz Ruci Valentina Leskaj Namik Dokle Taulant Balla Bashkim Fino Tom Doshi etj. Kerkesa ishte e shkruar ne dy kopje dhe deputetet firmetare kane dhene firmen e tyre ne te dyja kopjet.


Me pas dy kopjet iu jane dorezuar sekretarit te grupit parlamentar Socialist Taulant Balla. Ky i fundit rreth ores 1400 i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese per te dorezuar kerkesen per interpretimin e neneve te Kushtetutes.
Ne seancen e sotme plenare pritet nje debat i ashper midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.


Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist eshte diskutuar edhe mbi ligjet qe pritet te kalojne per miratim. Ligji i dhenies se koncesionit apo ligji per buxhetin faktik pritet qe te kete shume kundershtime nga ana e Partise Socialiste.


Megjithese ne seance do te kalojne per miratim edhe kandidaturat e Presidentit Topi per Gjykaten Kushtetuese socialistet do te vijojne te mbajne qendrimin e tyre. do ligj qe do te kaloje do te kete kundershtimin e socialisteve ne baze te argumentit por nuk do te marrin pjese ne votime.


Per sa i perket diskutimeve te Partise Socialiste nje argument qe do te perdoret do te jete dhe rasti kur pese zyrtare te Partise Demokratike megjithese ishin me detyra si drejtues te qeverisjes vendore kandiduan ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 pa dhene doreheqjen nga detyrat e tyre.


Mazhoranca


Nga Partia Demokratike mesohet se do te kerkohet qe te shkohet drejt nje votimi te hapur. Mazhoranca do te kembengule ne votimin e hapur duke perdorur si arsyetim se nuk po votojne mbi emrin e deputetit te grupit parlamentar Socialist Ilir Beqja por do te miratojne raportin e komisionit te keshillit te mandatave.


Nenet qe kerkohen nga Partia Socialiste per interpretim

Neni 69


1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra
a gjyqtaret prokuroret
b ushtaraket e sherbimit aktiv
c punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar
c perfaqesuesit diplomatike
d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre
dh kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve
e Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem.


Neni 70


1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.


Neni 71


1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
a kur ai nuk ben betimin
b kur heq dore nga mandati
c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
c kur mbaron mandati i Kuvendit
d kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.

Neni 72
Para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›