Eksportet, të dhëna optimiste nga porti i Durrësit

Sipas të dhënave, gjatë këtij 9-mujori janë përpunuar afro 2.6 milion ton mallra gjithsej dhe se janë shënuar rritje përkatësisht prej 5 dhe 7 për qind në importet dhe në eksportet nga porti më i madh i vendit.
Autoritetet Portuale bënë me dije se përgjatë këtyre muajve janë transportuar afro 1 milion ton mallra drejt porteve të tjera të Evropës. Me gjithë rënien e sasisë së kromit të eksportuar, gjatë periudhës 9-mujore janë nisur drejt vendeve të tjerë 104 mijë ton më shumë çimento dhe 32 mijë ton më shumë llamarina të prodhuara në Shqipëri.
Mbi 785 mijë ton mallra të ndryshme janë transportuar brenda kontejnerëve, numri i të cilëve në kalatat e portit gjatë periudhës janar-shtator ka arritur në 60.476 njësi TEU gjithsej. Burimet bënë të ditur se tragetet kanë transportuar më shumë se 550 mijë mallra gjithsej, ku spikat rritja e sasisë së mallrave të eksportuara me 9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. /Start/
2011-10-17 10:44