E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Politikanet te flasin ne gjuhen e bashkepunimit e jo te percarjes

Ambasadori i BE në vendin tonë Etore Sekui prezantoi në Shkodër Progress Raportin për Shqipërinë. Nga qyteti verior, Sekui ka thënë se BE pret nga faktori politik shqiptar sinjale pozitive, deri në dhjetor, periudhë kur Brukseli do të diskutojë për Shqipërinë.

Unë jam shumë i inkurajuar për mënyrën se si është pranuar nga liderët politike Progress Raporti, dhe shoh se ka sinjale pozitive nga palët politike për angazhim. Shpresoj që deri në dhjetor kur edhe do jepet progress raporti për Shqipërinë vendi të marrë një përgjigje pozitive. Shqipëria e ka potencialin e nevojshëm që të jetë pjesë e BE-së.]

Sekui ka reaguar dhe për debatin e krijuar mes Kryeparlamentares Topalli dhe presidentit Topi, për gjuhen e përdorur. Sekui u ka bërë thirrje palëve të përdorin gjuhën e unitetit.

“Ne në Bashkimin Evropian jemi të bashkuar dhe të ndryshëm. Debati mes Topit dhe Topallit është debat për gjuhën e përdorur mos gaboj, nëse do më pyesni se cilën gjuhë ju pëlqen të flisni, unë do thoja gjuhën e unitetit”, u shpreh kështu nga Shkodra Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Etore Sequi.

Ambasadori Sequi i pranishëm në Shkodër për të prezantuar Progress Raportin e BE-së për Shqipërinë u shpreh se unë jam shumë i inkurajuar për mënyrën se si është pranuar nga liderët politik Progress Raporti, dhe shoh se ka sinjale pozitive nga palët politik për angazhim. “Shpresoj që deri në dhjetor kur edhe do jepet Progress Raporti për Shqipërinë vendi të marrë një përgjigje pozitive”

Bashkimi Evropian duhet të jetë qëllimi kryesor kombëtar shtoi ambasadori i BE-së, unë besoj ashtu siç ka thënë edhe Komisioneri Fyle, ka ardhur koha që Shqipëria të tregoj aftësitë e veta. Shqipëria e ka potencialin e nevojshëm që të jetë pjesë e BE-së.
Në takimin e mbajtur në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkodër Ambasadori i Bashkimit Evropian Etore Sequi shoqërohej nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën Vitalio Rampui, përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër, etj.

Duke reaguar dhe për debatin e krijuar mes Kryeparlamentares Topalli dhe Presidentit Topi, ambasadori ka bërë thirrje për përdorimin e gjuhës se bashkëpunimit mes zyrtareve dhe jo atë të përçarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›