PS kërkon tërheqjen e tekstit "Histori 12"

Partia Socialiste ka kërkuar sërish tërheqjen e tekstit "Histori 12" ditën e sotme. Sipas deputetes së PS-së, Ledi Shamku MASH ka marrë rolin e Gjykatës duke shkaur në tekst se shpërthimi në Gërdec ishte një aksident teknologjik. "Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e Gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit, për të të cilin ende nuk ka folur drejtësia".
PS ka kërkuar që autorët e këtij teksti të kërkojnë ndjesë publike. "Partia Socialiste, pikërisht në emër të demokracisë, kërkon edhe një herë reflektim institucional dhe tërheqjen e menjëhershme të teksteve në fjalë nga tregu e shkollat tona, si dhe ndjesën publike të autorëve", tha Shamku.