Zgjedhjet në PS, Shiroka: Rama po manipulon procesin
Dy ditë para zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, kryetari i selisë rozë të Shkodrës, akuzon kryetarin në detyrë, Edi Rama për manipulim të procesin. Në një dalje publike, Edip Shiroka tha se Rama dhe klani i tij i interesave personale kanë ndërruar emrat e komisioneve për procesin zgjedhor. Më tej duke u ndalur më gjerë në procesin e zgjedhjeve, Shiroka e quajti atë dështimin e radhës të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.Ndërsa duke komentuar garën mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit, kreu i PS-së së Shkodrës, i bëri thirrje këtij të fundit të tërhiqet nga një proces i dështuar.
Pas një turi, prezantimi të platformës së dy kandidatëve më datë 26 qershor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste. Në garë janë kryetari aktual, Edi Rama dhe kandidati Maqo Lakrori.