E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kritikon buxhetin suplementar

Partia Socialiste evidentoi dje mangesite e buxhetit suplementar. Deputeti socialist, Arben Malaj, parashtroi gjate nje komunikimi me mediet vleresimet e kesaj partie mbi kete buxhet. "Qeveria nuk mori ne konsiderate qendrimin e opozites ne dhjetor 2007 dhe vetem 5 muaj perpara perfundimit te vitit 2008 ndryshon buxhetin, duke reduktuar investimet publike per te ulur deficitin", u shpreh Malaj. Sipas tij, qeveria nuk ka parashikuar asnje fond kompensimi per familjet e varfra shqiptare, te goditura rende nga inflacioni i larte i jeteses se tyre, skeme kjo e detyrueshme per te asistuar keto familje. Madje, duke evidentuar anet negative te ketij buxheti, Malaj nenvizoi se "ai shenon ulje te investimeve publike ne krahasim me janarin 2008 perreth 11 miliarde leke, ose 150 milione dollare. Nuk ka asnje shtese per pagesen e papunesise dhe ndihmes ekonomike. Nuk perfshin asnje qindarke shtese nga privatizimi i ARMO-s apo privatizime te tjera. Pasqyron rritjen e te ardhurave qe vijne nga rritja e kostos se jeteses se shqiptareve". Por, duke mos kursyer kritikat mbi qeverisjen aktuale, deputeti socialist vuri ne dukje se "demagogjia e qeverise dhe cenimi i autoritetit te parlamentit per te njohur dhe diskutuar per ligje kaq te rendesishme, jane sinjalet e qarta te abuzivitetit politik ne rritje per zgjedhjet e ardhshme". Per Malajn, tymi i eskortave shoqeruese per inaugurime te copezuara, duket se po mbulon pjesen me te madhe te vendit tone, edhe pse jemi nje vit larg zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›