"Shqiperia perfiton fonde nga Bashkimi i Mesdheut"
Kryeministri Berisha mbajti diten e djeshme nje konference per shtyp, ku theksoi rendesine e pjesemarrjes se Shqiperise ne Bashkimin e Mesdheut. Pas vizites se tij 3- ditore ne France dhe pjesemarrjes ne samitin e Mesdheut, Kryeministri Berisha deklaroi se ky bashkim do te ndikoj ne menyre te ndjeshme ne paqen, stabilitetin dhe permiresimin e jetes se qytetareve te vendeve te Mesdheut, perfshire ketu edhe Shqiperine.
"Samiti trajtoi problemet me madhore te kohes, me te cilat perballen vendet e ketyre rajoneve, anetare te Bashkimit per Mesdheun. Te gjithe keto me synimin madhor, paqen dhe stabilitetin, permiresimin e metejshem te jetes se qytetareve te vendeve pjesemarrese", deklaroi diten e djeshme Berisha. Sipas tij, nga ky bashkim, Shqiperia kishte mundesine te perfitonte edhe fonde per projekte te ndryshme, qe parashikoheshin per te gjitha vendet mesdhetare.
"Unioni ka krijuar dhe do te kete fonde te medha per te gjitha tematikat qe u percaktuan ne kete samit. Shqiperia do te aplikoje dhe do te kontribuoje ne keto projekte", theksoi Berisha, edhe ne lidhje me perfitimet financiare te vendit nga ky samit. Por, sipas tij, te gjitha keto perfitime do te vinin pas muajit nentor te ketij viti, kur te behej edhe institucionalizimi i ketij unioni ne nje takim te vecante te te gjithe ministrave te Jashtem te vendeve te Mesdheut. Kryeministri Berisha nuk harroi ne fjalen e tij te pershendes Presidentin e Frances, Nikolas Sarkozi, per krijimin e ketij bashkimi dhe per pritjen e ngrohte te rezervuar per te pranishmit ne Samitin e Mesdheut dhe gjate festimeve per nder te dites kombetare te Frances. Sipas Berishes, ky samit shenoi nje fillim te ri te madh dhe historik ne bashkepunimin, shkembimin dhe marredheniet pothuajse te perjetshme historike dhe aktuale, politike, ekonomike, kulturore e te gjithanshme, qe lidhin vendet e rajonit te bregut jugor e verior te detit Mesdhe. Nga ana tjeter, ne konferencen e djeshme per shtyp, Kryeministri Berisha pohoi se gjate samitit te vendeve te Mesdheut, ai kishte diskutuar edhe me Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ne lidhje me idene e ngritjes se nje centrali berthamor ne Shqiperi me ndihmen e qeverise italiane. Po keshtu, Berisha theksoi se ishte diskutuar edhe nje vizite te kreut te qeverise italiane ne Shqiperi.
"Me mikun tim, Silvio Berluskoni, kam diskutuar shume gjera, nder te cilat padyshim edhe per centralin nuklear. Kam diskutuar edhe per viziten e tij ne Shqiperi, si dhe per shume e shume ceshtje te tjera, sikunder edhe me bashkebiseduesit e tjere", deklaroi Berisha ne fjalen e tij ne lidhje me kete takim. Sipas tij, samiti ishte nje sukses i madh per Presidentin Sarkozi, per Procesin e Barcelones dhe per te gjithe pjesemarresit ne te.
Fatjona Mejdini