E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, partite larg konsensusit

Partite politike nuk po gjejne gjuhen e perbashket per diskutimin e projektligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk mundi dje te nise shqyrtimin e neneve, pasi ne tryeze deputetet kishin tre projekte te ndryshme ne vend te nje varianti. "Kemi nevoje te diskutojme mbi nje projekt baze, jo tre te ndryshem", tha kryetari i komisionit, Fatos Beja. Ne kete situate, ai ju la dhe 24 ore afat dy relatoreve te komisionit, Aldo Bumci dhe Arben Isaraj qe te realizojne shkrirjen e tre projekteve ne nje te vetem, ne menyre qe komisioni te kete mundesi te diskutoje seriozisht e pa ngaterresa projektin. Ne te kundert, komisioni, sipas Bejes, do te detyrohet te marre ne shqyrtim te tre njeheresh, per te dale ne nje vendim. "Eshte e pamundur qe te shqyrtojme tre projekte. Relatoret duhet te punojne. Nderkohe qe specialistet te fushave, si Gazidede apo Klosi, qe mund t'i therrasim dhe te ne japin ndonje sqarim me te hollesishem per kete ceshtje", sugjeroi deputeti socialist, Bashkim Fino. Por, sipas deputetit Spiro Peci, komisioni nuk mund t'iu imponohet relatoreve se cilin draft te zgjedhin, apo sa shpejt duhet te punojne ato. "Le ta zgjedhin vet se cili duhet te jete varianti qe do te paraqesin ne Komisionin e Ligjeve e kush eshte me i miri", theksoi Peci. Gjate ketyre debateve, deputeti Pandeli Majko kerkoi qe per ceshtjen e dosjeve te mos flasin ata qe kane qene te perfshire, por pa permendur emra konkrete. Ndersa kryetari Beja rikonfirmoi dhe njehere angazhimin e mazhorances per ta miratuar brenda ketij sesioni parlamentar projektligjin per hapjen e dosjeve. Komisioni do te prese deri paraditen e sotme per nje projekt te vetem nga relatoret. Nese ata nuk do te jene te gatshem qe nga tre draftet te mund te nxjerrin nje te vetem, atehere deputetet do t'i marrin te tre ne shqyrtim nje nga nje per te dale me nje perfundim. Sipas kryetarit te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, projekti per hapjen e dosjeve e zbulimin e gjithe bashkepunetoreve te ish-Sigurimit te Shtetit do te miratohet brenda ketyre dy javeve. Partia Demokratike kerkon ne projektin e saj qe te behet transparente, pastertia e figures se cdo zyrtari nese ka qene bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit, per periudhen 29 nentor 1944 deri ne 11 dhjetor 1990. Perafersisht dhe socialistet apo dhe demokristianet kerkojne te njejten gje, por te realizuar ne nene te ndryshme. Nje jave me pare, selia roze reagoi ashper ndaj projektligjit per hapjen e dosjeve, duke i cilesuar si antikushtetues pasi ato kane kohe qe jane depozituar ne Kuvend e jane jashte afateve ligjore. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›