E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isaraj kerkon me shume kohe per "spiunet"

Deputeti socialist, Arben Isaraj, njekohesisht relatori i PS-se per projektin e hapjes se dosjeve, shprehu serish dje rezerva mbi arritjen e shqyrtimit dhe miratimit te nje ligji te sakte. Sipas tij, eshte e pamundur qe brenda nje dite se bashku me Aldo Bumcin te arrihet ne nje variant te vetem, duke qene se jane tre projektligje te ndryshme per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. "Jam dakord te na jepet hapesire qe se bashku me Aldo Bumcin te bejme nje projekt te integruar. Por vendosja e afateve qe neser te jemi me nje projekt, nuk mund te pranohet, ose mund te ecim me nene gradualisht", tha Isaraj. Ishte pikerisht ai qe, nje jave me pare, quajti antikushtetuese faktin qe Kuvendi merr ne shqyrtim tre nisma, qe u ka kaluar prej kohesh afati. Sipas Isarajt, te tre projektligjet kane gafa te medha ligjore, shkelje te te drejtave te njeriut si dhe probleme te tjera qe duhen permiresuar.

Projekti i PD

PD depozitoi ne tetor te vitit 2006 ne Kuvend, nje projekt per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Kerkohet te behet transparente, pastertia e figures se cdo zyrtari, nese ka qene bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit, per periudhen 29 nentor 1944 deri ne 11 dhjetor 1990.

Projekti i PS

Vetem pak dite pas demokrateve, selia roze nuk vonoi ne dorezimin e nje projekti te saj per hapjen e dosjeve per zyrtaret e larte te shtetit. Ne te u kerkua hapja e dosjeve per te gjithe zyrtaret e larte te shtetit per periudhen e komunizmit ne Shqiperi.

Projekti i PDK

Ne Komisionet parlamentare ndodhet dhe nje draft i trete, po per hapjen e dosjeve te ish-sigurimsave. PDK dorezoi ashtu si dy partite e medha nje projekt per hapjen e dosjeve e zbulimit se kush jane ish-bashkepunetoret e ish-Sigurimit te Shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›