Anulohen protestat e studentëve
Tetovë - Universiteti Shtetëror i Tetovës të enjten ka anuluar protestat e paralajmruara. Edhe pse protestat u paralajmëruan përmes një konference, anulimi i tyre është bërë vetëm përmes një njoftimi me të cilin kjo organizatë studentore ka njoftuar se i anulon protestat “për shkaqe objektive”, pa treguar ndonjë shkak më konkret.
”Protestat do të shtyhen për një afat të caktuar dhe kjo nuk do të thotë që ne heqim dorë nga kërkesat tona, por në të ardhmen do të jemi edhe më të zëshëm në realizimin e kërkesave tona legjitime”, thuhet në njoftim. Kryesia e Parlamentit studentor ka shprehur habinë rreth deklaratës së bërë nga Këshilli familjar i protestave të fshatit Brodec rreth organizimit dhe mbajtjes së protestave me moton "Drejtësi për të gjithë”.
”E shohim si absurd dhe të pakuptimtë kundërshtimin ndaj nesh dhe iniciativës sonë për të mbajtur dhe një tjetër protestë në mbrojtje të vëllezërve tanë, të cilët ndiqen penalisht nga pushteti sllavo-maqedonas si dhe në lidhje me kërkesat tona për diskriminim e shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Parlamenti studentor. Si shkas për anulimin e protestave po ashtu përmendet edhe gjykimi i të arrestuarit nga fshati Brodec, lënda e të cilit ka kaluar në Gjykatën e Apelit, me qëllim që protestat të mos ndikojnë negativisht gjatë procesit. Ndryshe, studentët paralajmëruan se të enjten do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për gjykimin e padrejtë të të arrestuarve nga fshati Bodec, mbylljen e katër rasteve të kthyera nga Haga si dhe buxhetin e zvogëluar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Lajm/Start