PS kunder projektligjit per dosjet
Partia Socialiste eshte shprehur kunder projektligjit per hapjen e dosjeve. Selia roze nepermjet kryetarit te saj Edi Rama ka theksuar se Partia qe ai drejton eshte pro hapjes se dosjeve, por jo ne formen e parashtruar nga qeveria. Zyrtaret e forces kryesore te opozites kane evidentuar edhe faktin se ky projektligj behet per te fshehur korrupsionin masiv qe ka perfshire qeverisjen. Ai ka kerkuar gjithashtu qe ceshtja e hapjes se dosjeve ti nenshtrohet nje diskutimi te gjere dhe masiv me qellim qe zgjidhja te jete e plote dhe perfundimtare. Funksionare te tjere te larte te kesaj partie jane shprehur gjithashtu se nuk do te marrin pjese ne asnje séance plenare ku do te diskutohet ceshtja e dosjeve. Sipas tyre ceshtja me jetike per fazen aktuale ku ndodhet vendi eshte kodi zgjedhor. Ata kane deklaruar se do te shkojne ne parlamanet vetem per te votuar kodin zgjedhor.