E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mbeshtet Kadarene per Nobel

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i ka derguar nje leter akademise se Çmimit Nobel ne Letersi, ne perkrahje te kandidatures se shkrimtarit Ismail Kadare per fitimin e ketij cmimi per vitin 2009. Ky vendim i tij, eshte marre pas nje sere konsultimesh me Akademine e Shkencave si dhe me intelektuale, botues dhe personalitete te spikatura shqiptare dhe te huaj. Ne letren e tij Presidenti Topi thekson se vepra e Ismail Kadarese eshte monumentale per nga vlera artistike, si dhe mbart e percjell mesazhe humaniste e universale ndaj gjithe njerezimit. Ai thekson gjithashtu se kjo iniciative te kontribuoje me mire ne njohjen e metejshme te imazhit te Shqiperise. Vepra dhe zeri i Kadarese jane padyshim, pasuria me e madhe intelektuale, artistike e morale ne boten shqiptare dhe perbejne vlera te çmuara te trashegimise shpirterore e kulturore boterore".
Veriu i Kosoves ka qene skene e perleshjeve te veteraneve serbe me forcat speciale pergjate kufirit mes dy vendeve. Per pasoje kane mbetur te plagosur 10 persona. Shkak i ketyre perleshjeve ka qene kalimi i kufirit te Kosoves nga 1000 serbe te kerkojne demshperblimet per sherbimin e kryer ne Kosove nga viti 1998- 1999 .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›