PS kundër rezultatit, dorëzon ankimim në KQZ
TIRANE- Partia Socialiste ka depozituar kerkesen ankimore ne komisionin Qendror te Zgjedhjeve per kundershtim te vendimit te ketij institucioni, qe shpalli fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha, pas shqyrtimit te te gjitha kutive me votat e gabuara.
Sipas kesaj kerkese ankimore, PS-ja duke pretenduar pavlefshmeri te procesit dhe shkelje te shumta kerkon rrezimin e vendimit te se shtunes, qe shpalli Bashen fitues te gares per bashkine e Tiranes me 93 vota avantazh ndaj rivalit socialist, Edi Rama.
Vetem pak me pare, deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni permes nje deklarate per mediat ka bere me di
je se PS-ja do te vazhdoje me betejen ligjore, duke kerkuar drejtesi perkunder nje procesi qe manipuloi dhe vodhi rezultatin ne tavoline.
Gjermeni: Vazhdojme betejen ligjore
Partia Socialiste ka perseritur sot se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, pas permbushjes se vendimit te Kolegjit Zgjedhor, e qe rikonfirmoi fitoren e kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha ajo.
Sipas saj, ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë shkatërruar zgjedhjet dhe që e kane zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë, e per kete PS do te ndjeke rrugen ligjore.
Numri i votave që nuk përputhen me numrin e votuesve, provat e qarta të manipulimit dhe enimit të integritetit të kutive që i panë të gjithë janë fakte të pakundërshtueshme të pavlefshmërisë së rezultatit të shpallur nga KQZ, të cilat nuk mund të hidhen poshtë nga asnjë gjykatës, sado i madh të jetë presioni i Saliut- theksoi ajo.