E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berishën do e hedhim nga avioni pa parashutë po preku votën

Kryetari i PS-së dhe kandidat për të katërtën herë për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ishte dje në njësinë numër 9 në Tiranë, ku u takua me banorët. Ashtu si në takimet e tjera Rama ka ofruar biseda sa më pranë njerëzve duke bërë humor dhe batuta me ta për të treguar me anë të tyre qëndrimin e opozitës ndaj mazhorancës aktuale. Ai u premtoi banorëve se PS nuk do të lejojë që të preket vota më 8 maj. Saliu, Bushi dhe Berluskoni në avion. Thotë piloti mbaroi karburanti, por një parashutë kam, si tia bëjmë. Ta hedhim në votë, i thotë Saliu. Mirë, i thonë dy të tjerët. Votohet dhe fiton Saliu. Merr parashutën, ika unë, thotë, dhe hidhet. I thotë Bushi Berluskonit, ore si fitoi ky?! Berluskoni i thotë, mirë që fitoi, po ku i gjeti 40 vota. Në 8 maj do ta hedhim nga avioni pa parashutë po e preku votën, tha Rama duke shkaktuar të qeshura tek ata që e dëgjonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›