E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundershton ne Kolegjin Zgjedhor ndryshimin e tabeles se rezultateve

Padia qe PS depozitoi sot ne Kolegjin Zgjedhor kunder KQZ vjen pas rrezimit qe ky Kolegj i beri te premten e kaluar me 3 qershor kerkeses se kesaj partie per te quajtur te pavlefshem aktin normativ te KQZ ne baze te te cilit u vleresuan votat e kontestuara te hedhura ne kutite e gabuara. Nga numerimi i tyre Lulzim Basha doli fitues me 81 vota me shume se Edi Rama kandidat per kryetar te Bashkise se Tiranes i koalicionit opozitar Aleanca per te ardhmen.

Damian Gjiknuri deputet dhe ekspert ligjor i PS thote per programin shqip te DW se nisur nga vendimi qe Kolegji Zgjedhor mori te premten e kaluar ai nuk eshte shume optimist per nje pranim te padise se sotme qe kundershton ndryshimin nga KQZ te tabeles se rezultateve perfundimtare per kryetarin e bashkise se Tiranes.

Nuk jam shume optimist per menyren sesi shkuan gjerat ne Kolegjin Zgjedhor. Ne kerkuam ekspertize nderkombetare te Komisionit te Venecias por kjo nuk u pranua nga PD. Pse Kjo na ben te mendojme se ka nje perpjekje te PD per te mos pranuar asnje lloj konsulence nderkombetare ne kete drejtim pasi ekspertet nderkombetare do te konstatonin shkelje te renda ligjore thote zoti Gjiknuri.

Por Tom Ndreca qe kryesoi trupes e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor qe rrezoi te premten e kaluar kerkesen ankimore te PS mendon ndryshe.

Situata zgjedhore peson ndryshime dhe lindin fenomene qe kerkojne zgjidhje thote ai per programin shqip te DW. Kolegji Zgjedhor beri nje zgjidhje profesionale dhe te mbeshtetur ne legjislacionin e Shqiperise kur rrezoi kerkesen ankimore te PS. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi qe akti normativ i KQZ nuk kishte te bente me gjithe territorin e Shqiperise por vetem me nje njesi zgjedhore ate te Tiranes dhe si i tille nuk krijonte nje norme per gjithe vendin. Akti normativ i KQZ per numerimin e votave te kontestuara nuk ishte perfundimtar pasi ai beri vetem korigjimin e tabelave te KZAZ- ve te Tiranes thote Tom Ndreca.

Procesi i numerimi te votave- deshmoi per vakume ne Kodin Elektoral

Por edhe pse akti normativ i KQZ per te vleresuar dhe numeruar votat e kontestuara nuk krijoi nje norme per njesite e tjera zgjedhore ne te gjithe vendin procesi i numerimit deshmoi per vakume ne Kodin Elektoral pasi ky Kod nuk parashikon sesi do te veprohet ne rastin e votave te kontestuara. Nisur nga ky realitet per Damian Gjiknurin procesi i numerimit ka shkaktuar mosbesimin e elektoratit ne sistemin zgjedhor.

Menyra se si rrodhen ngjarjet ne zgjedhjet lokale te 8 Majit i kane vene nje pikepyetje te madhe institucioneve zgjedhore ne Shqiperi. Institucioni i zgjedhjeve ne Shqiperi ka ngrene nje goditje derrmuese dhe besim i publikut eshte ulur shume. Ka nevoje per te rishikuar menyren sesi administrohen zgjedhjet rolin e qeverise. Mbi te gjitha duhet rikthyer besimi i publikut tek zgjedhjet. Nje vend ku humbet besimi tek vota shkon drejt thellimit te krizes thote Gjiknuri.

Nevoje per reformim te sistemit zgjedhor

Tom Ndreca nga Kolegji Zgjedhor mendon se thembra e Akilit ne procesin e numerimit eshte natyra partiake e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor KZAZ-ve.

Procesi i numerimit po stonon po zgjatet. Grupet e numerimit dhe nivelet e administrimit te ketij procesi nuk duhet te jene partiake duhet gjetur nje forme tjeter jo partiake ndofta forma elektronike si e kane vendet e BE thote Tom Ndreca.

Komisioni dhe Parlamenti Europian jane treguar te gatshme te japin ekspertize ligjore per te zgjidhur problematiken qe nxoren zgjedhjet lokale te 8 majit.

Autor Ani Ruci/Tirane

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›